Gashi kundër shitjes së hirit të
Korporatës Energjetike e Kosovës

Gashi kundër shitjes së hirit të<br />Korporatës Energjetike e Kosovës
PRISHTINE- Korporata Energjetike e Kosovës po vazhdon të shesë sasi të konsiderueshme të hirit. Janë dy kompani të cilat në vazhdimësi marrin sasi të hirit për nevoja të ndërmarrjeve të tyre. Sharrcemi dhe Trepça, janë të vetmet që hirin e termocentralit “Kosova B” e përdorin për çështje afariste dhe mbushje të galerive nëntokësore. Por, ministri Dardan Gashi kërkon që hiri të falet.

"Deri sot nuk kam pasur kërkesë dhe nuk është në mandatin e KEK-ut që ta fal një produkt. Së pari nuk dua që të ketë keqinterpretime. Qeveria është aksionare totale e kësaj ndërmarrje. KEK-u nuk ka asnjë të drejtë ta fal hirin, sepse nuk e lejon ligji", tha kryeshefi ekzekutiv i KEK-ut, Arben Gjuka.

Por, për ministrin e Mjedisit, Dardan Gashi, shitja e hirit është e pakuptimtë. Ai thotë se termocentralet prodhojnë aq shumë hi, saqë falja e tij, do të ndikonte në uljen e ndotjes së mjedisit.

“ Kjo ësht anomalia më e madhe në botë. Detyrohet Sharrcemi të importoj hi, për dicka që kemi më shumë se tepër. E kemi ngrit si problem, po e pranoj që jo në nivel qeverie. Me Ministrin e Zhvillimit Ekonomik, e kemi diskutuar këtë cështje. që të liberalizohet tregu", tha ministri i Ambientit, Dardan Gashi.

Përdorimi i hirit, sipas ministrit Gashi, mund të shfrytëzohet edhe për ndërtim të tjegullave.

E, dy termocentralet e KEK-u, prodhojnë më shumë se 600 mijë tonë hi në vit. Drejtori Gjukaj thotë se askush deri tani nuk ka ofruar ndonjë projekt për ta përdorur hirin për prodhim të tjegullave, apo tullave.

“Dmth, cështja e një tenderi, ka mbetur si shkak që të mos hapet një fabrikë. Ceshtja është e thjesht. KEK-u me këtë logjik do të vazhdoj kështu të shesë”, vijoi ministri Gashi.

 "Planet tona kanë qenë edhe në atë aspekt. Ne ju kemi ofruar qasje, por asgjë serioze nuk ka pasur në atë aspekt",tha kryeshefi i KEK, Arben Gjuka.

Vetëm këtë muaj, KEK-u ka shitur rreth 400 kamionë me hi të freskët. E derisa të mos gjendet një zgjidhje që ky hi të përdoret nga ndonjë fabrikë, derdhja e tij do të vazhdojë në këtë hapësirë në Mirash edhe për 5-6 vitet tjera.

Kosova posedon deponi të mëdha të hirit, disa prej të cilave tashmë janë mbuluar me dhe, dhe janë shndërruar në sipërfaqe të gjelbëruara.

Marrë nga "RTK"

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike