Milan dhe Real Madrid kanë zhvilluar një ndeshje miqësore në Soldier Field në Chicago. Ka qenë një duel fantastik, ku prodhoi shumë raste shënimi nga të dyja skuadrat, megjithatë një gol ishte vendimtar për ta përcaktuar fituesin dhe ai ishte Milani që trimfoi 1-0.
Pjesa e parë përfundoi ashtu siç filloi me rezultat të pastër 0-0, teksa me të filluar pjesa e dytë kuqezinjtë shënuan. Talenti italian Mattia Liberali asistoi bukur te Samuel Chukuueze i cili u gjend bukur në zonë dhe realizoi për fitoren e Milanit. Dy trajnerët, Paulo Fonseca dhe Carlo Ancelotti i dhanë hapësira të gjithë futbollistëve që kishin në dispozicion për këtë sfidë.
Pasi mundën Man. Cityn, Milan fitoi edhe kundër Real Madrid dhe duket se trajneri i ri është në rrugën e duhur.