Gashi në qendër të akuzave
tek Colorado Rapids

Gashi në qendër të akuzave<br />tek Colorado Rapids<br>
Colorado Rapid dhe Shkëlzen Gashi kanë rënë në hije në këtë sezon. Sulmuesi i kombëtares  ishte një ndër protagonistët e sezonit të shkuar me paraqijet dinjitoze të Colorado.

Gashi u paraqit me aq bujë saqë ishte i përfshirë edhe në sistemin e veçantë të pagesës, ku një pjesë e saj subvencionohej nga federata.

Këtë sezon duket se Gashi nuk po i justifikon shpenzimet e bëra nga klubi, duke u “harruar” edhe nga kombëtarja kuqezi.

Shkëlzen Gashi është renditur si një nga faktorët e formës së dobët të ekipit të Colorado,raportojnë mediat amerikane.

Përveç kritikave nga media për Gashin është shtuar edhe një zë tjetër kritik brenda stafit të ekipit, pikërisht drejtori sportiv, Padraig Smith.

“Kam biseduar disa herë me të dhe jo pak herë i kam thënë edhe atë që duhet të bëjë për të mbajtur formën e tij më të mirë”.

“Pritshmëria për të në vitin e dytë ishte shumë e madhe. Ai erdhi nga pushimet jashtë forme dhe kjo, për faktin se nuk zbatoi programin stërvitor që i kishim dhënë”, është shprehur Smith

Redaksia Online
a.dr/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Në kërkim për tentativë vrasje, 48 vjecari arrestohet teksa po tentonte të ikte nga Morina (EMRI)

Në kërkim për tentativë vrasje, 48 vjecari arrestohet teksa po tentonte të ikte nga Morina (EMRI)