Trajneri i Romës, Gian Piero Gasperini, foli në konferencën për shtyp para ndeshjes së Europa League ndaj Rangers (21:00) në Glasgow, duke theksuar sfidat dhe pritshmëritë për këtë përballje të fortë.

Gasperini u shpreh se sulmuesi Artem Dovbyk është i gatshëm për sfidën dhe nuk ndodhet mes të dëmtuarve, por theksoi se çdo ndeshje në këtë fazë të garës është me rëndësi për të ardhmen e Romës në kompeticion.

“Kur luan në këto fusha, ndeshjet janë gjithmonë të vështira, me një atmosferë të tensionuar dhe kundërshtarë shumë dinamikë. Presim një përballje fizike të lartë, ndaj duhet të jemi në formë të shkëlqyer dhe shumë të fokusuar për të bërë një performancë të mirë”, tha Gasperini.

Trajneri italian foli edhe për objektivat e ekipit në Europa League.

“Ne duhet të fitojmë të paktën tre nga pesë ndeshjet e ardhshme për të siguruar kualifikimin. Ndeshjet janë të vështira sepse në Evropë rivaliteti është i lartë dhe ekipet janë shumë mirë të përgatitura”, tha ai.

Trajneri shtoi se ritmi i lojës në Evropë është ndryshe nga ai në Seria A dhe se Roma duhet të përmirësojë efikasitetin në shënimin e golave, pasi aktualisht përqindja është më e ulët nga ajo që pritej. Megjithatë, Gasperini u shpreh optimist pasi skuadra ka qenë e rrezikshme në ndeshjet e fundit.


Lajmi kryesor:

Europa League/ Roma sot në transfertën skoceze, kryesuesit e Midtjylland presin Celtic! Bologna e Betis në shtëpi