Kompeticioni i dytë për nga rëndësia në Evropë, Europa League zbret sot në fushë me ndeshjet e plota në kuadër të raundit të katërt në fazën e ligës. Duelet marrin jetë në orën 18:45 dhe 21:00.
Kryesuesit e Midtjylland presin në Herning (Danimarkë) skuadrën e Celtic. Skocezët nuk kanë treguar formë të mirë në Evropë këtë edicion me vetëm një fitore.
Në Glasgow, Rangers luan kundër Romës. Pas dy humbjeve radhazi, italianët kërkojnë të dalin te tri pikët kundër skocezëve që janë në fundin e renditjes me tre humbje. Nedim Bajrami nuk pritet të marrë minuta te vendasit. Për Romën janë jashtë Dybala, Angelino, Bailey, Baldanzi, Ferguson apo Vasquez.
Një sfidë tjetër e bukur është ajo që luhet në "Maksimir", aty ku Dinamo e Zagrebit përballet me Celta Vigon. Për kroatët pritet që Arbër Hoxha të jetë në fushë nga minuta e parë.
Bologna pret në "Dall'Ara" Brann, Stuttgart luan kundër Feyenoord dhe Betis - Lyon.
Europa League, raundi 4:
E enjte, 06 nëntor 2025
18:45
Basel - FCSB
Crvena zvezda - Lille
Dinamo Zagreb - Celta Vigo
Malmo - Panathinaikos
Midtjylland - Celtic
Nice - Freiburg
Salzburg - G.A. Eagles
Sturm Graz - Nottingham
Utrecht - Porto
21:00
Aston Villa - Macabi Tel Aviv
Betis - Lyon
Bologna - Brann
Braga - Genk
Ferencvaros - Ludogorets
PAOK - Young Boys
Plzen - Fenerbahce
Rangers - Roma
Stuttgart - Feyenoord
Renditja:
Trajneri i Romës, Gian Piero Gasperini, foli në konferencën për shtyp para ndeshjes së Europa League ndaj Rangers (21:00) në Glasgow, duke theksuar sfidat dhe pritshmëritë për këtë përballje të fortë.
Gasperini u shpreh se sulmuesi Artem Dovbyk është i gatshëm për sfidën dhe nuk ndodhet mes të dëmtuarve, por theksoi se çdo ndeshje në këtë fazë të garës është me rëndësi për të ardhmen e Romës në kompeticion.
“Kur luan në këto fusha, ndeshjet janë gjithmonë të vështira, me një atmosferë të tensionuar dhe kundërshtarë shumë dinamikë. Presim një përballje fizike të lartë, ndaj duhet të jemi në formë të shkëlqyer dhe shumë të fokusuar për të bërë një performancë të mirë”, tha Gasperini.
Trajneri italian foli edhe për objektivat e ekipit në Europa League.
“Ne duhet të fitojmë të paktën tre nga pesë ndeshjet e ardhshme për të siguruar kualifikimin. Ndeshjet janë të vështira sepse në Evropë rivaliteti është i lartë dhe ekipet janë shumë mirë të përgatitura”, tha ai.
Trajneri shtoi se ritmi i lojës në Evropë është ndryshe nga ai në Seria A dhe se Roma duhet të përmirësojë efikasitetin në shënimin e golave, pasi aktualisht përqindja është më e ulët nga ajo që pritej. Megjithatë, Gasperini u shpreh optimist pasi skuadra ka qenë e rrezikshme në ndeshjet e fundit.
Komente







