Gati debati Trump-Clinton
100 mln shikues për duelin epik

Gati debati Trump-Clinton<br />100 mln shikues për duelin epik
Këtë të hënë në orën 9 të mbrëmjes, në 3 të mëngjesit me orën tonë pritet të zhvillohet debati i shumëpritur mes dy kandidatëve presidencial, nga njëra anë do të jetë demokratja  Hillary Clinton dhe nga ana tjetër republikani Donald Trump. 

Debati televiziv do të transmetohet live në televizionin CNN dhe 90 minutat e "ndeshjes"  priten të ndiqen nga më shumë se 100 milionë persona. E madje krahasohet me audiencën e Super Bowl, futbolli amerikan i cili shënon rekordin e ndjekjes televizive.

Siç mediat amerikane ky debat pritet të tejkalojë edhe debatin e vitit 1980 mes Xhimi Karter dhe Donald Regan  ku u regjistruan 80 milionë shikues. Secili kandidat do të ketë në dispozion dy minuta për t'iu përgjigjur pyetjeve dhe çështjet që priten të diskutohen janë  drejtimi i Amerikës, prosperiteti dhe siguria e Amerikës, por nuk përjashtohen edhe tema të tjera që mund të ndryshojnë rrjedhën e debatit.

Sipas një sondazhi të udhëhequr nga Wall Street Jouranal dhe NBC  shumë zgjedhës amerikanë  presin debatin e parë  televiziv për të vendosur më pas se cilin kandidat do të votojnë.  Dhe e hëna erdhi,  Hillary Clinton dhe Donald Trump do të përballen në pallatin sportive në Hofstra University, në New York.  E sa i përket sondazheve të deritanishme  mesa duket ish sekretarja është në avantazh me 2.5 pikë përqindje, por të dy kandidatët konsiderohen si më pak popullorët në historinë amerikane pasi Hillary nuk u pëlqen 56 % të popullsisë dhe Trump nuk ka pëlqimin e 66% të amerikanëve.

Kjo fushatë presidenciale ka patur shumë të papritura me dy  kandidatë të zhurmshëm nga njëra manjati republican me dekrata skandaloze dhe nga ana tjetër fama e ish sekretares së shtetit Clinton.  Në këtë debat të dy kandidatet   rrezikojnë, republikani duhet të përballet me shumë çështje për të cilat ka dhënë deklarata shokuese si emigracioni, siguria dhe terrorizmi.  

E ndërkohë gruaja e parë që garon në finale e fundit për Shpëtinë e Bardhë  do të duhet t'u përgjigjet më shumë frikërave të amerikanëve sesa provokacioneve të Trump. Të gjithë presim surpriza pasi edhe vetë kjo fushatë presidenciale ka qene me plot të papritura.

Të ftuarit e padëshiruar

Ndërsa çdo gjë po bëhet gati, mediat nuk ngurojnë të spekulojnë edhe për të ftuarit e padëshiruar. Ditën e djeshme  shumë prej tyre flisin se ishe e dashura e Bill Clinton Geniffer Floëers do të jetë e ftuara e Trump. Floëers ishte e para që në vitin 1990 deklaroi publikisht se kishte një marrëdhenie me Bill Clinton ndërsa ky i fundit kandidonte për kreun e Shtëpisë së Bardhë. Ndërsa Clinton do të ftojë armikun e Trump miliarderin Mark Cuban. Por çdo gjë do të shihet në mbrëmje.

Redaksia online
(E.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Noizy në kërkim nga autoritetet e Kosovës, Stresi tregon si nisi sherri: Ai na shan nga familja, unë nuk jam servili i askujt

Noizy në kërkim nga autoritetet e Kosovës, Stresi tregon si nisi sherri: Ai na shan nga familja, unë nuk jam servili i askujt