Gati ekstradimi i Kajollit
Italia sjell letër-porosinë

Gati ekstradimi i Kajollit<br />Italia sjell letër-porosinë
TIRANE- Vjen letërporosia nga Italia për ekstradimin e anëtarit të këshillit bashkiak të Fierit, Fatmir Kajolli. Materiali i dërguar nga prokuroria e antimafias italine, konfirmohet se ka mbëritur në Ministrinë e Drejtësisë, ku pas përkthimit do i delegohet më pas prokurorisë së Fierit. Fatmir Kajolli, biznesmeni që njihet si mik i ngushtë i politikanëve dhe ministrave të qeverisë, pritet që tashmë të dalë sërisht para gjykatës së Fierit ku këtë herë do të përballet me kërkesën e prokurorisë, për ekstradimin e tij drejt burgjeve Italiane. Burime pranë prokurorisë së rrethit Fier, thanë se për të arrrestuarin do kërkojnë vetëm esktradim, pasi dhe ligji në këto raste këtë kërkesë parashikon. I dënuari me 40 vjet heqje lire nga drejtësia italiane prej disa vitesh qëndronte i lirë në Shqipëri, madje duke u marrë me tregti, politikë deri dhë në ndërtimin e rrugëve rurale dhe kombëtare.

Fatmir Kajolli u ndalua në 9 prill nga Policia e Fierit, në bazë të një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Interpol-Roma. Ai ndodhet nën masën e arrestit shtëpiak dhënë nga Gjykat e Apelit Vlorë. Kajolli u arrestua për llogari të drejtësisë italiane, pasi mbi të rëndojnë dy dënime për trafikun e drogës. Gjykata e Romës dënoi Kajollin në vitin 2000 me 24 vjet burg për trafik të narkotikëve, ndërsa ajo e Milanos, me 16 vjet burg në vitin 2001.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet 2025, Rama kërkon votën e shqiptarëve në Londër: Të përzëmë djallin, çlirojmë opozitën nga pengmarrja për hallet e udhëheqëve

Zgjedhjet 2025, Rama kërkon votën e shqiptarëve në Londër: Të përzëmë djallin, çlirojmë opozitën nga pengmarrja për hallet e udhëheqëve