Duket se Qeveria ka bërë gati koncesionin e radhës, kësaj here në fushën e trajtimit të mbetjeve urbane.
Në mbledhjen e së mërkurës Këshilli i Ministrave ka vendosur nisjen e tenderit për këtë koncesion në Qytetin e Fierit.
Si në shumë koncesione të tjera, edhe kësaj here duket se bëhet fjalë për një ofertë të pakërkuar, të propozuar nga një subjekt privat, i quajtur Builiding Construction & Green Energy.
Shkak për të cilin qeveria ka vendosur që kjo shoqëri të hyjë në tender me një bonus prej 10% të pikëve në raport me konkurruesit e tjerë.
Këshilli i Ministrave vendosi “Miratimin e bonusit prej 10 % të pikëve, që i jepet shoqërisë “Builiding Construction & Green Energy” për rezultatin teknik e financiar në procedurën përzgjedhëse konkurruese për dhënien me koncesion të ndërtimit e administrimit të impiantit të trajtimit të mbetjeve urbane të Qarkut Fier dhe prodhimin e energjisë, thekson Vendimi i Qeverisë, e cila ngarkon Ministrinë e Mjedisit për zbatimin e tij.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO