Gati laboratori i dytë, Rakacolli në Report Tv: Analizat për COVID do të bëhen edhe në QSUT, duhen më shumë spote si të mbrohemi

TIRANE-Ministria e Shëndetësisë duket se për momentin ka lënë pezull kërkesën e ISHP-së për të certifikuar edhe laboratorë të tjerë për tamponët, që i hapte rrugë testeve edhe në spitale private. Zv/ ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli e ftuar ditën e sotme në studion e Report Tv u shpreh se aktualisht fluksi i lartë po përballohet nga vetë shteti te laboratori i ISHP-së, ndërsa po shtohen kapacitetet për të bërë analizën edhe në laboratorin e QSUT-së. Pra, në laboratorin e mikrobiologjisë në QSUT, që aktualisht po kryen testet serologjike do të bëhen edhe tamponët për COVID-in. "Në këtë moment po vazhdojmë t'i përballojmë në shtet, po shtojmë kapacitetet edhe te QSUT-ja për të bërë analizën e PCR edhe në këtë laborator, për momentin jemi aty ku kemi qenë" tha ajo.

Ministria e Shëndetësisë ka deklaruar se rritja e numrit të të infektuarve erdhi si pasojë e rihapjes, por një nga vatrat kryesore të përhapjes së COVID-it ishte QSUT. Por cfarë mendon për këtë zv/ ministrja e Shëndetësisë dhe çfarë çaloi?  "Infektimi i bluzave të bardha është një fenomen që ndodh në cdo epidemi dhe kjo është arsyeja, që duartrokitjet e ditëve të para kur akoma nuk kishte një të infektuar, ishte përshëndetja duke e ditur, edhe bluzat e bardha vetë do të plagoseshin dhe kështu ka pasur në të gjithë botën dhe fatkeqësisht ka pasur edhe të mbetur.

Fatmirësisht në Shqipëri nuk kemi pasur asnjë që ka humbur jetën apo të ketë pasur nevojë për trajtim intensiv. Por në këtë kohë infeksioni nuk ndodhi në të gjithë QSUT, pasi nuk është mirë të përgjithësohet, pasi janë 58 shërbime dhe nga këto infeksione të mëdha patën vetëm 2 shërbime, që trajtojnë pacientë që janë faktorë risku shumë të madh për t'u prekur si te sëmundjet e brendshme dhe të gjakut. Kështu që është një fenomen. Nuk ishte mirë të ndodhte, por ndodhi. E rëndësishme është që u mbyll".

Rakacolli zbuloi edhe gabimin që bëjnë mjekët duke u infektuar. "Ne kemi parë janë ato veshjet si astronaut, ka shumë mundësi të infektohesh, kolla dhe prekja, momenti i zhveshjes është i rëndësishëm, shpesh gabohet dhe këtu e merr personeli, sidomos te dorezat, aty cedon dhe shpesh personeli mundet që të infektohet, pikërisht nga përdorimi pa dashje, jo me shumë kujdes".

Megjithatë, për zv/ ministren situata është nën kontroll. "Shtimi i rasteve në momentet e hapjes është fenomen i pritshëm, problemi është gjithmonë sasia? Ne kishim llogaritur më pak raste ditore dhe ngjarje, por vijojmë të jemi brenda numrave të pritshëm që situatën e quan akoma të kontrolluar dhe jo të një niveli me rrezikshmëri të lartë. Puna është se nëse vijojmë kështu nuk e di nëse do të arrijmë ato nivele me rrezikshmëri të lartë dhe të mos arrijmë jemi akoma në kohë të zbatojmë akoma rregulla të cilat aq mirë dhe aq përgjegjshmëri i zbatuam të gjithë".

Problemi për Mira Rakacollin është izolimi i personave që kanë pasur kontakte me personat e testuar. "Më e rëndësishme është izolimi, ndërprerja e zinxhirit të infeksionit. Duhet të fuqizohemi te izolimi i i njerëzve, që kanë pasur kontakte me personat e testuar, duhet të izolohen, sepse edhe testimi po nuk u mor në atë ditë. Po na del që njerëz që janë asimpomatikë, edhe të testuar pozitivisht po na shpërndajnë infeksionin. Megjithëse është futur policia në lojë, duhet ti fuqizojmë më tepër".

Report Tv ka bërë disa vëzhgime, ku grumbullimet në QSUT janë të dukshme duke u kthyer në rrezik, por Rakacolli thotë se "Urdhri është në fuqi që të mos ketë familjar që u shërbejnë të sëmurëve dhe është zbatuar, po kështu nuk lejohet kur ka një pacient që të vijë në urgjencë deri kur të qartësohet situata. Brenda spitalit familjarët nuk lejohen. Organizimi i triazhit ka rëndësi të bëhet dhe brenda QSUT ka çadra në vendet e tjera, se nuk kishin kapacitet brenda. Triazhimi është i nevojshëm, por vendi nuk është i detyruar. Kapacitetet për këto numra dhe pak më të mëdhenj kemi, por nëse do të rriten...Nëse Spanja dhe Italia nuk e kishin shumë në dorë, ne pas kësaj eksperience, kjo është një luftë që duhet ta bëjmë të gjithë bashkë. Fazën e parë e bëmë shumë mirë dhe shumë qytetarë më thonë pse nuk e bëjmë si në fazën e parë" tha ajo.

Një debat në vetë është edhe përdorimi i maskës. "Realiteti është i dhimbshëm në këtë situatë, sidomos nga të rinjtë, që marrin informacione, janë të kulturuar dhe më dhemb në shumë drejtime, më shumë për kulturën. Por maska të mbron shumë, se roli i maskave ka qenë i diskutuar. Është provuar se maska të mbron, është i domosdoshëm dhe rëndësishëm, por nëse ecim në rrugë me distancë. Maska me detyrim, vendosja është e përshkruar, në hapjen e bareve, te parukeret, në mjediset ku është me detyrim. Kontrolle janë bërë shumë, po vijojnë të bëhen shumë. Por nëse një fenomen masiv nuk mund ta mbash në kontroll, atëherë është zgjedhja individuale".

Zv/ ministrja u shpreh se spotet dhe informacionet për t'u mbrojtur nga COVID-i janë shumë të rëndësishme. "Një thirrje për median më shumë informacion dhe spote si të mbrohemi nga COVID". Në fund, Rakacolli kishte një apel për të gjithë qytetarët që të zbatojnë masat dhe të mos harrojnë atë që ndodhi në Itali dhe Spanjë. "Pavarësisht heqjes së gjendjes së jashtëzakonshme, komiteti do të vijojë që të mblidhet, nuk ka mbaruar epidemia, duhen marrë masa në dinamikë. Shpresoj mos sugjerojmë për masa më drastike. Varet se në cfarë gjëje do të jetë rreziku, cfarë do të në dalë nga parashikimi, tani jemi në kohë, i kemi në kontroll. Nuk duhet ti harrojmë skenarët e Italisë" përfundoi zv/ ministrja.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Shpërndanin kokainë me makinë dhe tentuan arratinë, arrestohet 24-vjeçari shqiptar, nën hetim shoku! Të dy me disa precedentë penalë

Itali/ Shpërndanin kokainë me makinë dhe tentuan arratinë, arrestohet 24-vjeçari shqiptar, nën hetim shoku! Të dy me disa precedentë penalë