Gati ‘finalja’ e parë në La Liga
Barcelona pret Atletiko Madridin 

Gati ‘finalja’ e parë në La Liga<br />Barcelona pret Atletiko Madridin 
Nesër në orën 22:00 do të zhvillohet ndeshja e parë e fortë në kampionatin spanjoll për këtë edicion mes Barcelonës dhe Atletikos së Madridit.
 
Dy ekipet nuk e kanë nisur mirë garën, pasi Atletiko ende nuk është në formë, ndërsa edhe Barcelona ka luhatje, pasi pësoi humbjen e parë përballë Alavesh.
 
Megjithatë hapat falas nesër janë të ndalur për të dy ekipet, pasi Reali do të shkëputej akoma më shumë në rast të një fitoreje përballë Vijarealit.
 
Në prag të sfidës, tekniku argjentinas i Atletikos u shpreh se “Unë besoj se ndeshja do të luhet shumë në mesfushë dhe do të provojmë ta zgjidhim nëpërmjet armëve tona. Parashikoj Barcelonën më të mirë në fushën e lojës sepse kështu ndodh zakonisht kur ne luajmë në fushën e tyre”.
 
Edhe tekniku katalanas parashikon një sfidë të fortë. “Sa herë që jemi përballur me ta kemi hasur shumë vështirësi, por këtë radhë në “Camp Nou” na nevojitet fitorja.
 
Ata janë shumë të rrezikshëm në goditjet standarde si dhe në kundërsulm, duhet të shmangim gabimet”.

d.balla/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Ministri Hoxha: Protesta e opozitës e dhunshme, policia reagoi konfrom ligjit! 3 policë ende të Trauma

Ministri Hoxha: Protesta e opozitës e dhunshme, policia reagoi konfrom ligjit! 3 policë ende të Trauma