Një studim i posaçëm fizibiliteti ka treguar se Shqipëria ka leverdi të përdorë gazin e TAP. Lajmin e dha ministri i Energjetikës, Damian Gjiknuri, duke prezantuar gjetjet e para të draftit për Masterplanin e Gazit, bashkë me përfaqësuesin i ËBIF (Western Balkans Investment Frameëork) që ka financuar këtë studim.
Gazësjellësi TAP që do të transmetojë gazin nga deti i Zi në zemër të Europës nga Shqipëria është një mundësi e artë për të zhvilluar më tej biznesin në fushën e energjisë e sidomos gazit, por kjo do të ndodhë vetëm nëse Shqipëria do të mirëmenxhojë aftësitë e saj për të hyrë në marrëveshje me TAP për kapacitet e gazit që i duhen vendit.
Ministri Gjiknuri në fjalën e tij për masterplanin e gazit tha se do të duhen 20 deri në 30 vite për të zhvilluar këtë sektor, një nga më të rëndësishmit e ekonomisë së vendit. Studimi, i prezantuar dje, paraqet dhe përcakton kërkesën për konsum në të ardhmen, si dhe për çfarë do të përdoret.
“Zona kryesore përfituese do të jetë zona e Ballshit, Fierit dhe Patosit. Gazi është i vlefshëm, qoftë për industritë dhe për familjet. Duhet të vlerësohet nevoja për gaz për të ndërtuar planin. Gazi është një portofol jashtëzakonisht i mirë për të zëvendësuar konsumin e energjisë elektrike. Nuk do të jetë e larget dita e investimeve konkrete-u shpreh ministri.
Ky masterplan do të shfrytëzojë vënien në punë të termocentralit të Vlorës, që ngeli një projekt fantazmë. Gjiknuri tha se Shqipëria po punon edhe me vendet fqinje edhe për çështjen e gazit. Në samitin e Parisit është vënë theksi për lidhjen e vendeve të rajonit. Edhe në zbatimin e masterplanit është i rëndësishëm bashkëpunimi me vendet fqinje.



Fjala e Ministrit të Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri në tryezën e prezantimit të draftit të Master Planit të Gazit
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Gazësjellësi TAP që do të transmetojë gazin nga deti i Zi në zemër të Europës nga Shqipëria është një mundësi e artë për të zhvilluar më tej biznesin në fushën e energjisë e sidomos gazit, por kjo do të ndodhë vetëm nëse Shqipëria do të mirëmenxhojë aftësitë e saj për të hyrë në marrëveshje me TAP për kapacitet e gazit që i duhen vendit.
Ministri Gjiknuri në fjalën e tij për masterplanin e gazit tha se do të duhen 20 deri në 30 vite për të zhvilluar këtë sektor, një nga më të rëndësishmit e ekonomisë së vendit. Studimi, i prezantuar dje, paraqet dhe përcakton kërkesën për konsum në të ardhmen, si dhe për çfarë do të përdoret.
“Zona kryesore përfituese do të jetë zona e Ballshit, Fierit dhe Patosit. Gazi është i vlefshëm, qoftë për industritë dhe për familjet. Duhet të vlerësohet nevoja për gaz për të ndërtuar planin. Gazi është një portofol jashtëzakonisht i mirë për të zëvendësuar konsumin e energjisë elektrike. Nuk do të jetë e larget dita e investimeve konkrete-u shpreh ministri.
Ky masterplan do të shfrytëzojë vënien në punë të termocentralit të Vlorës, që ngeli një projekt fantazmë. Gjiknuri tha se Shqipëria po punon edhe me vendet fqinje edhe për çështjen e gazit. Në samitin e Parisit është vënë theksi për lidhjen e vendeve të rajonit. Edhe në zbatimin e masterplanit është i rëndësishëm bashkëpunimi me vendet fqinje.



Fjala e Ministrit të Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri në tryezën e prezantimit të draftit të Master Planit të Gazit Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)








