Gati oferta për Icardin
“çmendet” skuadra angleze

Gati oferta për Icardin<br />“çmendet” skuadra angleze<br>
Chelsea është duke kërkuar një tjetër sulmues për të kompletuar dyshen e sulmit, ku detyra kryesore e tij do të jetë të mbështes Alvaro Moratën në repartin e avancuar.

Një prej emrave që është duke u përfolur më shumë te skuadra angleze është ai i Mauro Icardit, për të cilin janë gati t’i bëjnë italianëve të enterit një ofertë të çmendur.

Sipas britanikes “The Sun” që ka publikuar këtë lajm, Chelsea ka përgatitur 113 milionë euro për kartonin e sulmuesit argjentinas, shifër kjo që do të përbënte rekord për merkaton futbollistike të kampionatit anglez.

Conte ka bërë kërkesën te drejtuesit e klubit për të përforcuar skuadrën, në mënyrë që londinezët të fitojnë të tjerë trofe, duke e konsideruar Icardin si zgjidhje të problemeve të tij.

Ende nuk është e qartë nëse edhe sulmuesi argjentinas do të pranojë një ofertë për tu bërë pjesë e Premier League.

Icardi në këtë sezon është ndër më të mirët në Serie A dhe deri tani ka shënuar 11 gola, duke u renditur në vendin e tretë të klasifikimit të golashënuesve të kampionatit italian.

Redaksia Online
D.T/Shqitparja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Agravon debati mes Julit dhe Eglës: Je një pise femër, shko urgjent dhe çlirohu

Agravon debati mes Julit dhe Eglës: Je një pise femër, shko urgjent dhe çlirohu