Gati privatizimi i UKT, Veliaj:
Nuk do ndryshojë çmimi i ujit

Gati privatizimi i UKT, Veliaj:<br />Nuk do ndryshojë çmimi i ujit
Kompania Ujësjellës Kanalizime Tiranë do të privatizohet. Kryebashkiaku Erion Veliaj ka konfirmuar se disa kompani kanë shfaqur interes për të menaxhuar UKT-në dhe Bashkia po shqyrton mundësinë e privatizimit.

Kemi marrë disa oferta dhe shprehje interesi. Jemi ende në një proces negociatash dhe dua t’i garantoj qytetarët që do të bëjmë më të mirën, derisa të bindemi që kemi marrë ofertën më të mirë për UKT-në. Së pari, ky është një kompliment për punën e UKT-së, është e para kompani nga 61 ujësjellësit e bashkive e reja që merr një vlerësim të tillë dhe po kuotohet në treg falë perfomancës në rritje edhe arkëtimeve nga qytetarët, që janë shumë më të përgjegjshëm me përdorimin e ujit të pijshëm, dhe faktit që është dyfishuar nga 6-7 orë në 13-14 orë furnizimi me ujë në Tiranë”, u shpreh Veliaj.

Por, ai ka garantuar qytetarët e Tiranës se nëse ky privatizim do të kryhet me sukses, ai do të ketë vetëm efekte më të mira në furnizimin me ujë të të gjitha familjeve dhe bizneseve, dhe nga ana tjetër nuk do të ketë asnjë ndikim në çmimin e ujit.

Së pari, kjo nuk e impakton çmimin e shitjes së ujit të pijshëm. Ky është një çmim i cili caktohet nga enti rregullator, ashtu si çmimi i energjisë; pra, nuk ka të bëjë fare kush e ka paketën e aksionarëve në kompani sepse çmimi caktohet nga Enti Shtetëror i Ujit. Së dyti, i garantoj qytetarët që çdo qindarkë që vjen nga një negociatë e suksesshme do të përkthehet automatikisht në investime për qytetin e Tiranës dhe besoj se shumë shpejt do të kemi mundësi t’i shikojmë dukun gjithë kësaj pune që është bërë”, theksoi kryetari i bashkisë.
 
Këto deklarata kryebashkiaku i bëri gjatë nisjes së punimeve për shtrimin e rrjetit të kanalizimeve të ujërave të zeza në zonën e Shkozës.
 
Në këtë zonë të Uzinës së vjetër, vetëm në adresë ishte Tiranë, sepse jetesa nuk ishte si në Tiranë. Duke ardhur në këtë rrugicë, ujërat e zeza që dilnin nga banesat shkonin në gropa septike të tejmbushura, çka nuk ishte aspak një gjendje dinjitoze për qytetarët. Ndaj më vjen mirë që, përveçse kemi rritur furnizimin me ujë të pijshëm, sigurohemi që edhe ujërat e zeza të kenë kanalizimet e nevojshme. Më vjen mirë që në fund të këtij muaji, për 400 familje do të kemi realisht një cilësi më të mirë të jetesës”, tha kryebashkiaku Veliaj. 

Në lidhje me çarjen e një tubi të ujit një ditë më parë, kryebashkiaku u shpreh, se ka ardhur për shkak të amortizimit të rrjetit dhe sipas tij, prandaj UKT po punon në disa zona në Tiranë.

Ajo që pamë dje ishte një rast konkret ku shtimi i ujit prej depove të reja që janë bërë, prej rritjes së presionit, kanalizimeve dhe akseve kryesore dhe tubacioneve kryesore që kalojnë në lumin Tiranë bënë që në disa pjesë të amortizuara të kemi defekte të kësaj natyre. Më vjen mirë që u mbyll brenda një ore, por besoj që me rritjen e furnizimit të ujit po zbulojmë se sa e amortizuar është Tirana dhe se sa më shumë duhet të vazhdojmë të investojmë. Sigurisht, kur punohet zbulohet edhe se çfarë anomalish kemi trashëguar”, tha Veliaj.

erion veliaj shkoze
erion veliaj shkoze
erion veliaj shkoze

Redaksia Online
(Al.N/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!