Qeveria shqiptare në bashkëpunim me ambasadën italianë në Tiranë dhe institutin Italian të kulturës, kanë zhvilluar një konferencë të zgjeruar për problemet që ka godinë e pallatit të brigadave dhe e ardhmja. Gjatë konferencës u publikuan edhe rezultatet e diagnostifikimit të problemeve që ka godina, procedurë që u zhvillua nga instituti kombëtar Italian për kërkimet.
 
3 janë problematikat që nxori në pah ky diagnostifikim, që lidhen me infiltrimin e ujërave, myqeve dhe qëndrueshmëria e godinës. Gjatë konferencës u theksua se duhet që pas një restaurimi të këtyre problemeve, pallati I brigadave do ti hapet edhe publikut shqiptare. ambasadori italian Masimo Gaiani, tha se ka ardhur koha që këto monumente të rivitalizohen dhe japin kontribut për zhvillimin e vendit. 

Ky takim vjen pas një nisme te institutit Italian të kulturës, për të njohur shqiptarët dhe studiuesit për trashëgimin e arkitektëve dhe inxhiniereve italiane në fillim vitet 90. Këto janë një trashëgimi e madhe që mund të rivitalizohen dhe rivlerësohen përsëri dhe të japin kontribut në zhvillimin e vendit.
“Me vjen mirë se sot nga ana italiane, janë të pranishëm jo vetëm universiteti që ka studiuar ecurinë dhe si është zhvilluar universiteti, por edhe ana teknologjike, si është zhvilluar ndër vite ky pallat dhe si do të jetë në të ardhmen. Arkitektët italianë kanë dhënë një kontribut të madh,” – tha Gaiani.

Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro e pranishme ne konferencë ka thënë se ky është një projekt mjaft i rëndësishëm që synon ti sjellë qytetarët më pranë artit. “Do ta hapim në mënyrë që të mos jetë thjesht një shfaqje, por një qendër funksionale arti, kulture, turizmi, aktiviteti social dhe ekonomik. E gjitha kjo duhet të bëhet në bazën e një studimi. Kemi një vit që punojmë për të arritur në fazën e parë, tani hymë në të dytën për përgatitjen e konkursit ndërkombëtar për projekte zhvillimore për jetësimin e Pallatit të Brigadave. Natyrisht që kjo do kohën e vetë, sepse bëhet fjalë për një pallat gjigand”, tha ministrja Mirela Kumbaro. 

Tre arkitektë italianë ideuan projektin për rezidencën e mbretit Zogu i I në vitin 1936. Ndërtimi i pallatit u përfundua në vitin 1941 nga italianët, të cilët vendosën aty shtabin qendror të ushtrisë së tyre. Pallati mbretëror u quajt "Pallati i Brigadave" nga regjimi komunist, i cili e përdori për pritje dhe ceremoni shtetërore.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)