Po shkon drejt zyrtarizimit ëndrra 50-vjeçare për ndërtimin e Hidrocentralit të Skavicës. Në mbledhjen e fundit të qeverisë Këshilli i Ministrave ka miratuar Projektligjin për përcaktimin e procedurës së veçantë për negocimin dhe ekzekutimin e kontratës me shoqërinë amerikane Bechtel për projektimin dhe ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës.
Qëllimi i këtij projektligji është që të nisin negociatat me kompaninë, që aktualisht ka shprehur interes pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë për ndërtimin e kësaj vepre energjetike.
Kontrata me kompaninë amerikane do të ndahet në dy faza. Në fazën e parë do të përfshihen propozimi i kompanisë së bashku me mbështetjen financiare që do jetë nga vetë kompania, do të zhvillohen studime gjeologjike, do të përgatitet projekti teknik, do vlerësohet ndikimi mjedisor dhe më pas do të dilet në një ide përfundimtare. Ndërsa faza e dytë konsiston në projektimin dhe ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës.
Kontrata me të dyja fazat do të nënshkruhen nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare në cilësinë e autoritetit kontraktues. Në projektligj janë të listuara edhe afatet e negocimit dhe të nënshkrimit të marrëveshjes nëse propozimi dhe studimet që do të kryhen do të rezultojnë të suksesshme. Sipas dy alternativa të mëparshme që qeveria kishte për realizimin e këtij projekti, njëra vlerë ishte 308 mln dhe tjetra 510 mln euro.
Kompania amerikane që ka shprehur interes për ndërtimin e HEC-it, nuk është e panjohur për vendin pasi la pa përfunduar rrugën e Kombit. Një nga veprat më të diskutuara dhe të kushtueshme në Shqipëri, që kapërceu 1.3 miliardë euro duke tejkaluar çdo kosto të parashikuar, kontratë që u nënshkrua gjatë qeverisjes së Sali Berishës.
I.K/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
41.7%
-
Jo
49.8%
-
Jam i/e dyzuar
8.5%
Vota total: 2500
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Himarë/ U përmbyt rruga e bizneset, KLSH nis auditimin për hidrocentralin e ish-deputetit të PD, Vasil Gjika! Në hetim administratori
17 Janar, 16:59
-
Qytetarët pa energji e të bllokuar nga bora, PD: Moti nxjerr gënjeshtrat e Belinda Ballukut! Tenderët për infrastrukturën u shkojnë miqve të pushtetit
14 Janar, 13:45
-
Trafiku i çmendur në rrugën nga aeroporti, dhe një dyshim.....
6 Janar, 19:27
-
Pesë vite pas tërmetit, 105 familje pastrehë në Mirditë! Kryebashkiaku: Ministria e Infrastrukturës na ka premtuar se rindërtimi do të rifillojë në 2025
2 Janar, 15:38
-
Kina do ndërtojë në Tibet digën më të madhe hidroelektrike në botë
27 Dhjetor 2024, 22:50
-
Hapet gara për ndërtimin e hekurudhës Vorë - Hani i Hotit, Gonzato: Ndihmon lëvizjen ekologjike dhe zhvillon turizmin! Shqipëria po ecën me reformat, BE e mbështet
18 Dhjetor 2024, 10:49
-
Borxhet e mbartura të Bashkive dhe Ministrive 10,5 mld lekë! Investime pa pasur fonde, Kavaja rekord, Tirana i përgjysmon për 9 muaj
1 Dhjetor 2024, 18:35
-
Si do shpenzohen 8.2 mld euro në vitin 2025? Ja shpërndarja e buxhetit, institucionet që marrin më shumë lekë
19 Nëntor 2024, 19:21
-
Qeveria hedh për konsultim Projektligjin për ndërtesat e reja dhe rinovimin e atyre ekzistuese: Duhet të jenë pa emetime që nga 2028 (DOKUMENTI)
3 Nëntor 2024, 18:44
-
Buxhetin 2025 do ta ‘gllabërojnë’ rrugët, marrin 334 mln euro! Rritje 94 mln € edhe arsimit! Në fokus Shëndetësia, Siguria dhe Mbrojtja
29 Tetor 2024, 17:00
-
PD padit sërish në SPAK Belinda Ballukun! Bardhi: Shit-blerje energjie në mënyrë të paligjshme, për 1 vit grabiti rreth 180 mln euro
18 Tetor 2024, 11:44
-
Hekurudha Tiranë-Durrës, makineria e re nis nivelimin! Përfundon në vitin 2025
16 Tetor 2024, 13:57