‘Gati për Shqipërinë’/ Rama takim online me aplikantët: Mbani kontaktin për cdo gjë që nuk shkon me Borën, se jemi në Tiranë, e dimë si ndodh

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme sesionin e katërt online me aplikantët për “Gati për Shqipërinë”, me të rinjtë që bënë një prezantim të shkurtër të CV-së së tyre. Rama ka bërë me dije se kjo mënyrë vlen për të njohur aplikantët si dhe eksplorimin në fusha të ndryshme.

“Kënaqësi të bashkëbisedonim edhe këtë herë me aplikantët për nismën #GatiPërShqipërinë. Ky cikël sesionesh online sipas fushave, na mundëson njohjen me të interesuarit dhe eksplorimin së bashku të mundësive e formave të bashkëpunimit me ta. Ndërkohë aplikimet vazhdojnë të priten në adresën [email protected]”, shkruan Rama.

Në fund, Rama ka pasur edhe një mesazh për ta, të bëjnë durim. 

"Bëni durim dhe të mos tërhiqeni në rast se shihni që ka vonesa, se mund të bëni komunikim me ministrat dhe pastaj mund të mendoni se u harruat, për këtë arsye do ju lutesha që të mbani kontakt me Borën, që takuam ministrin, por këto s’më takojnë, çdo gjë mund të ndodh se jetojmë në Tiranë, kështu që mbani kontaktin me Borën për çdo gjë që nuk shkon dhe Bora është në kontakt me mua për çdo gjë", tha kryeministri. 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:00
Më 25 prill garoi me Jozefina Topallin, sot në`Gati për Shqipërinë’, Rama: Nuk do të lëmë të ikësh

 

Gjatë bisedën e kryeministrit Edi Rama me aplikantët e “Gati për Shqipërinë”, ka diskutuar me një vajzë të re, Sandra Xheleshi, e cila prej vitesh jeton në Britaninë e Madhe.

E reja: Jam Sandra Xheleshi dhe kam 18 vite që jetojë në Britani. Kam mbaruar bachelorin në shkenca politike dhe master shkencor në sigurinë ndërkombëtare. Tani punoj si eksperte këshilluese. Gjithmonë kam pasur dëshirë të punoj në Shqipëri dhe prandaj dhe projektet i kam fokusuar në Ballkan.

Edi Rama: Do bësh një takim me drejtoren time të kabinetit direk meqë je këtu në Tiranë që të mos te të lëmë të ikësh. Do të lëmë një kontakt sot pasdite ose nesër.

Po kush është e reja?

Sandra Xheleshi, është 26 vjeç dhe ka kandiduar për deputete në siglën e Partisë Lëvizja për Ndryshim drejtuar nga Jozefina Topalli, në qarkun e Dibrës.

Ajo ka emigruar drejt Britanisë së Madhe në moshën 8-vjeçare dhe prej asaj kohe ajo jeton andej.

Xheleshi ishte e para në listën e kandidatëve në qarkun e Dibrës por arriti të siguronte vetëm 154 vota.

Ora 10:58
Platforma ‘Gati për Shqipërinë’, aplikon edhe studenti i ‘dhjetorit të dytë’, Rama: Të mbaj mend, protestove fuqishëm kundër meje

 

Në takimin e online me aplikantët për platformën ‘Gati për Shqipërinë’ ka qenë edhe një nga studentët që protestuan në dhjetori për Reformën në Arsim.. Kryeministri Edi  Rama tha se e mbante mend atë, pasi kishte "protestuar fuqishëm kundër tij". Ai quhet Hansi Kapllani. 

Rama: Ne jemi takuar bashkë apo jo?

Studenti: Po

Rama: Për dijeninë tuaj ne jemi takuar bashkë se doli në protestë fuqishëm kundër meje, prandaj e kam takuar, dhe pastaj ramë dakord që të mos biem dakord, por të jemi shok

Studenti: Kjo është e bukura e këtyre takimeve

B.K./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja