Milan do të rinovojë kontratën me trajnerin Rino Gattuso deri në vitin 2021. Është një hap i madh për teknikun karizmatik por është një rezultat i merituar nga Gattuso i cili riktheu Milanin në garën për në Champions. Milan dhe Gattuso do të jenë së bashku deri në vitin 2021 dhe paga e teknikut do të kalojë nga 120 mijë euro që merrte tek skuadra e të rinjve deri tek 2 mln euro që do të përfitojë me kontratën e re.
Firma në kontratën e re për trajneri Gattuso do të hidhet të mërkurën ose të enjten siç bëjnë me dije edhe mediat italiane. Me hedhjen e firmës në kontratë Rino Gattuso më pas do të jetë i qetë për të përgatitur dy superndeshjet e radhës të shtunën ndaj Juventusit dhe më pas derbin ndaj Interit.

Komente
