Gati simfonia “Jehona e lutjes”, frymëzuar në 5 instrumente të Veriut për festat e Nëntorit

Simfonia rapsodike “Jehona e lutjeve”, e bazuar në teknologjinë moderne-shprehëse dhe e mbështetur në muzikën tradicionale shqiptare, do t’i japë jetë orkestrës më të re shqiptare “Albanian Excellence”.

Orkestra Albanian Excellence e përbërë nga instrumentistë shqiptarë, të cilët japin kontributin e tyre në mbarë botën do të drejtohet nga Fatos Qerimaj. Flora Nikolla, Presidentja e “Albanian Excellence” dhe iniciatore e kësaj nisme e quan një rrugë jo të lehtë finalizimin e kësaj pune disavjeçare

“Kjo rrugë nuk ka qenë e lehtë. Është një punë e bërë ditë pas dite dhe vit pas viti, që të kemi sot një grumbullim vlerash të Shqipërisë në botë së bashku. Pranë meje u gjend një muzikant shumë i njohur, që ju e njihni për kontributin e tij. Ai është maesotro Fatos Qerimaj. Krijimi i “Jehona e lutjes”, është në hapa miope, por më këmbënguljen, talentin edhe pasionin e tij kjo vepër është kompozuar enkas për këtë orkestër, enkas për Vitin e Skënderbeut, për të realizuar edhe një vepër në kuadër të vitit të heroit tonë tanë kombëtar”

Flora Nikolla

Qerimaj për të realizuar këtë vepër është inspiruar nga lodra, çiftelia, lahuta, fyelli dhe zurnaja. Të pesë këto instrumente vijnë nga Veriu i Shqipërisë dhe secila prej tyre kanë një të përbashkët të madhe,mënyrën narrative të tingullit. Nëpërmjet veprës dëshiron që të sjellë jo vetëm qëndresën e popullit shqiptar në muzikë. Por,  edhe përfytyrimin e tij për njerëzit që herë shkojnë në kishë për t’u lutur, e herë qëndrojnë në kështjellë duke luftuar

“Duke e parë në këtë drejtim, mendova se vepra u fokusua tërësisht në Veriun e Shqipërisë, nuk do kemi asnjë tonacion me Jugun apo Shqipërinë e Mesme. Vepra pretendimin e saj e ka tek muzika jonë kombëtare, një muzikë e cila ka intonacionet e saj, edhe tregon të gjithë teknologjinë e fshehur brenda instrumenteve tonë folklorikë. Instrumentet tona janë vërtet një mit në artin tonë muzikor. Ajo që dua është që të krijojë një imazh”

Fatos Qerimaj

Por, nuk do të mbetet më kaq. Prej disa muajsh organizatorët e Albanian Excellence kanë trokitur në zyrën e Presidentit edhe kjo ngjarje do të zhvillohet nën patronazhin e tij për festat e 28-29 Nëntorit.

Disa nga anëtarët e orkestrës janë Gjilberta Lucaj (violonçeliste që jeton në SHBA), Arvida Kullolli (violiniste që jeton në Bosnje), Eva Radomi Karardza, violë, BosnjeHercegovinë, Dritan Gani (kontrabasisti që vjen nga Turqia), Ilir Merxhushi (violonçelisti që vjen nga Australia), Mirela Ruci (violonçelistja që vjen nga Greqia), Demir Lulja (violinist në Argjentinë etj).

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen