'Është rëndë, gati ta ndihmoj' Meta-Ramës: S'kam nevojë për piktura, eja ngjisim Korabin

Meta iu përgjigj kryeministrit Edi Rama, i cili u shpreh sot se Presidenti ndodhet në një situatë të rëndë dhe nëse i kërkon ndihmë do të jetë gati për t'ia ofruar.

"E falenderoj për solidaritetin, por po të kem probleme shëndetësore shkoj te doktori, unë nevojë për piktura nuk kam, se kam shumë, por ndonjë gjë të veçantë edhe mund ta pranoj prej tij. Sa i takon parametrave janë në përmirësim.

Vetëm këtë fundjavë bëra 50 km ecje në rërë dhe tani jam gati për majën më të lartë që ka Shqipëria, pasi nuk dua të largohem nga Shqipëria në Gusht nëse do të ketë nevojë për dialog.

Jam gati për majën e Korabit, nëse ka dëshirë, të na bashkëngjitet. Ai ka vështirësi në malet e Tropojës, por në malet e Dibrës e ka më të lehtë/ I vetmi shqetësim që kam unë është data 19 tetor, se u intereson të gjithëve, duhet ti bashkojë shqiptarët" tha ai.


Lajmi kryesor:

Basha kundër 13 Tetorit me Ramën, Meta: Kush nuk do, të dalë me spektatorët (VIDEO)


/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen