Rama me gazetarët: S'kam kohë të pres Bashën, Teatri i ri do bëhet, gati njësia speciale për të 'fortët' e rrugëve (VIDEO)

TIRANE- Kryeministri Rama bëri sot për 120 minuta një bilanc të punëve të realizuara nga qeveria deri më tani. Rama iu përgjigj gazetarëve edhe për situatën politike dhe cështjet më të nxehta të momentit si shembja e teatrit kombëtar, për të cilin tha duhet të kishte ndodhur me kohë. Sa i përket zgjidhjes politike, kreu i qeverisë u shpreh se është gati në ulet në tryezë por nuk mund të presë më Bashën dhe Kryemadhin.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:39
Çfarë do i thoshte Rama me flokë Ramës sot? U kap në befasi, ja si përgjigjet kryeministri

1564486808_1564485735rama33.jpg
Gjatë bashkëbisedimit me gazetarët kryeministri u kap në befasi kur u pyet se çfarë do të mendonte Rama i 30 viteve më parë për të gjitha ato që kanë ndodhur më pas, nga marrëveshja me Berishën, Bashën, por edhe aktualitetin politik. Kreu i qeverisë tha se “Rama me flokë” do ta kundërshtonte për shumë gjëra, pasi nuk do ta kuptonte.

"Ai Edi Rama që mbaj mend unë, nuk kishte hyrë në asnjë zyrë shteti me vendim përveçse Institutit të Arteve dhe Galerisë së Arteve, ai për herë të parë ka hyrë në një zyrë shteti si ministër Kulture dhe nuk merrte vesh në atë kohë nga jeta që zhvillohej në anën tjetër të barrikadës, patjetër që në shumë gjëra do të më kundërshtonte ose nuk do të më kuptonte" tha ai.  

Ora 13:32
Rama thumbon Haradinajn: Dorëheqja ishte një lëvizje taktike


Kryeministri Rama u shpreh se vlerëson Haradinajn për kontributin e dhënë gjatë luftës në Kosovë, ndërsa dorëheqjen e tij e konsideroi një lëvizje taktike. "Është gjëja më normale më duket mua, se te lufta e UÇK-së përfshihet dhe Ramush Haradinaj dhe jep apo jo dorëheqjen është një çështje politike dhe taktike. Në raport me luftën unë e konsideroj Ramush Haradinaj dhe Jakup Krasniqin si anëtarë të një lufte çlirimtare, e cila nuk mund të zhbëhet dhe as nuk mund të tjetërsohet nga këto akuza" tha ai.

Ora 13:31
Bonusi i bebeve, Rama: Rriti lindjet e fëmijëve


Kryeministri Edi Rama deklaron se në rritjen e lindshmërisë ka pasur efekt bonusi i bebeve. ‘Falë bonusit të bebes kemi një rritje të lindjes së fëmijëve. Ka rezultuar i suksesshëm dhe po jep shenjat e para. Nuk kemi shpikur gjë është praktikë e njohur nëpër botë”, u shpreh Rama.

Ora 13:15
Paketa anti-shpifje, Rama: E rakorduam me OSBE-në, në shtator në parlament

1564485354_edi.jpg
Paketa anti-shpifje ka ngjallur shumë debat në vend, ndërsa kryeministri Rama tha se drafti është dakordësuar me OSBE-në dhe në shtator do të futet në parlament. "I kemi rakoduar të gjitha me OSBE-në për ligjin e shpifjes, që është në proces. E kemi harmonizuar ligjin me OSBE-në dhe në shtator do të futet në procedurë. Është punuar me ekspertë të OSBE-së" tha ai.

Ora 13:11
Rama: Ja çfarë më tha Merkel për reformën në drejtësi

1564485134_1564485057edirama7.jpeg
Rama ka treguar gjatë konferencës për mediat se cfarë kishte deklaruar kancelarja Merkel për Shqipërinë gjatë samitit të Poznanin në Poloni.  "E vërtetë që Shqipëria nuk ka Kushtetuese, por është rezultat i Vettingut, të cilin parlamenti i Shqipërisë edhe partnerët e Shqipërisë e kanë kërkuar me forcë.

Atëherë ky është një moment tranzitor që kjo situatë është sukses i një procesi si vettingu apo dështimi i procesit të reformës në drejtësi
" tha Rama duke cituar sipas tij Merkelin.  "Kjo është farsë e atyre që nuk duan që Gjykata Kushtuese të bëhet kurrë dhe që kanë abuzuar shumë me mungesën e saj" tha ai duke shigjetuar Metën dhe opozitën.

Ora 13:07
Rama: Me opozitën gati të flas për reformën zgjedhore, 'daja ka vdek, s'ka më qofte'

Rama u shpreh se është gati që të negocioj me opozitën vetëm për reformën zgjedhore. "Jam gati që të diskutoj për reformën zgjedhore sipas rekomandimeve të OSBE-së dhe porosisë së lënë nga Këshilli Europian, palët negociojnë rregullat e lojës, jo lojën. Nëse duan rregulla të reja. Ka mbaruar historia e shpikjeve apo karameleve, qofte te daja nuk ka më, se daja ka vdek në 30 qershor. Partitë duhet të futen në lojë dhe populli vendos kush fiton apo humbet. Akuzat e opozitës? Kam punë shumë më të rëndësishme për të bërë sesa të reagoj për akuzat e opozitës" tha ai.

Ora 13:04
Rama zbulon gabimin në qeverisje dhe shprehet i vendosur: S'ka zgjedhje të parakohshme

1564484734_1564483944edirama8.jpeg
Rama u shpreh i vendosur që kriza me opozitën nuk do të negociohet nga ndërkombëtarët dhe se nuk do të pranojë idenë e Presidentit për zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Përgjigjet e kryeministrit Rama
Do të presim zyrtarë të huaj apo do të udhëtoni ju në një nga vendet aleate për t'u takuar për krizën?
As njëra dhe as tjetra....

A mendoni se zgjedhjet e parakohshme do shuanin krizën?
Jo nuk mendoj

Kush ka qenë një gjërat që keni bërë gabim në qeverisje?
HEC-et nën 2 megavat...

Ministri i jashtëm për gylenistët?
Kemi diskutuar, patjetër.

Ora 13:00
'Tërmeti apokaliptik', Rama tallet me Metën: Ta shtyjë me një dekret!

I pyetur nga Report Tv nëse është i gatshëm për të rregulluar marrëdhëniet Presidentin Ilir Meta pas luftës institucionale të muajve të fundit, kryeministri Rama u përgjigj  duke thënë se është gati ta ndihmojë kreun e shtetit nëse ia kërkon.

"Jo nuk e kam në plan, por jam gati ta ndihmoj Presidentin nëse ma kërkon, pasi jam shumë i keqardhur për Presidentin dhe gjendjen e institucionit. Do të vijoj që të kursehem sepse realisht situata e presidentit është e rëndë dhe nuk dua ti shkoj më shumë vështirësi në perceptimin e realitetit" tha ai.

Një koment kishte edhe për letrën që Meta i dërgoi për 'tërmetin apokaliptik'. "Tërmetin e ka shumë të thjeshtë, të nxjerrë një dekret dhe e shtynë" tha Rama me ironi. Por a është takuar kreu i qeverisë me kreun e shtetit  në javët e fundit pas zgjedhjeve? "Jo faleminderit" e mbylli Rama.

Ora 12:45
Rama: Biblioteka Kombëtare dhe Kampusi i ri Universitar do të ndërtohen me PPP


Duke iu rikthyer edhe njëherë cështjes së Teatrit Kombëtar, Rama sqaroi se shteti nuk ka mundësi që ta bëjë me buxhetin e vet, por referuar sulmit për formën që është zgjedhur për t'u bërë, Rama theksoi se nëse investitori nuk do të kishte interes nuk do ta bënte, por shtoi se fitojmë teatrin. 

Pas stadiumit ‘Arena Kombëtare’ dhe planit për ndërtimin e Teatrit Kombëtar me Partneritetin Publik-Privat, kryeministri Rama deklaroi se qeveria planifikon që edhe godina e re për Bibliotekën Kombëtare dhe Kampusi i ri Universitar në Tiranë të ndërtohen në të njëjtën mënyrë.

"Është e thjeshtë, ne duam të ndërtojmë teatrin e ri, nuk e ndërtojmë dot me fondet tona, është operacion me kosto të lartë, është shumë herë, shumëfish se i gjithë buxheti për kulturën gjatë një viti.  Atëherë fton privatin, që këtë herë koicidon. Ne për sipërmarrësin kemi një truall matanë teatrit, një vrimë të zezë atje dhe bëjmë një këmbim, pra nuk është PPP si në Rrugën e Arbrit, por një PPP ku i thuhet ti merr këtë truall dhe ndërto atë që të duhet për zhvillim ne na ndërto teatrin në fillim dhe pastaj bëj tjetrën.

Si do ta ndërtojmë Bibliotekën Kombëtare, apo kampusin? Nuk kemi buxhet, do të ftojmë investitorët.  Privati do të marrë pjesën e tij, se patjetër, se për cfarë po e bën për bamirësi. Ata që baltëqisin përditë nuk kanë ide dhe program dhe thonë kaq milion këtu, kaq aty, po cfarë them unë...Por kur të bëhet teatri do të kenë mundësi të hyjnë në një tetar kombëtar që të ftojë edhe trupa të huaja, pasi nuk e siguron dot të hipë atje. Patjetër që investitori ka interesin e vet, se po mos kishte nuk hynte aty" tha ai.

Ora 12:33
Rama: Asgjë personale me Arben Malajn! Ja përse e largova Bushatin nga Shkdora

1564482924_rama.jpg
Grupi i PS-së ka kërkuar shkarkimin nga Bordi Mbikëqyrës të BSH-së të Arben Malajt. Kryeministri Rama tha sot se nuk ka asgjë personale, ndërsa i pyetur për largimin e Bushatit si koordinator në Shkodër sqaroi se përse vendosi Valdrin Pjetrin.

"E para lidhet me grupin parlamentar, pyesni deputetët që kanë kërkuar largimin e zotit Malaj. Ju se besoni jeni të lirë, por unë nuk lexoj, përveçse në raste të rralla që m'i rekomandon Fuga. Se cfarë mund të ketë thënë Malaj, nuk ma kanë rekomanduar për lexim. Nuk kam asgjë personale me askënd, as me atë dhe as më askënd. As me Bashën, por kam dicka personale, që e kam pozitive, por nuk di si ta ndihmoj.

Përsa i përket Bushatit, nuk më rezulton që Ditmiri të ketë bërë ndonjë kritikë shqetësuese apo...mbase më ka shkëputur, por nuk ka lidhje. Organizimi i ri kërkon disa ritme energji dhe aftësi që bëjnë që të ketë disa ndryshime. Shkodra është prioritet për mua. Jam i vendosur që të bëjmë ndryshimin që kemi bërë në të tjera zona dhe pas këtij mandati të Valtrinit të jetë si në Vlorë. Vendosja e Valdrinit aty është se më duhet një person që të jetë aty cdo ditë, cdo natë si drejtues" tha ai.

Ora 12:30
A do të ketë ndryshime në qeveri në shtator? Ja si përgjigjet Rama

1564482665_1564482506rama.jpg
I pyetur nëse do të ketë ndryshime në qeveri në shtator, kryeministri Rama e mohoi. "Jo, në parim jo, por nëse shfaqet një nevojë apo situatë që nuk e di sot, pastaj është dicka tjetër" tha ai.

Ora 12:24
Qeveria e re greke, Rama: Duam dialog për çështjet e vjetra! Negociatat? Gjithçka mund të ndodhë

Kryeministri Rama ka komentuar ndryshimin e qeverisë në Greqi, por edhe për vendimin për negociatat në Tetor. Kryeministri Edi Rama i ka përcjellë edhe një mesazh të prerë dhe të qartë Greqisë, teksa ka thënë se ortodoksët shqiptarë janë shqiptarë dhe grekët ortodoksë janë grekë.

"E para e punës, kam në dejet e mia një miks dhe nuk do të isha aspak i mërzitur nëse do të kisha edhe një pjesë të gjakut grek, por nuk kam asnjë qelizë, se kam pasur këtë, ndërkohë që kam ca rrjedha të tjera, ashtu sikur kam edhe rrjedha të brendshme nga Shkodra, në Mirditë në Berat, Vuno në Vlorë. Ortodoksët shqiptarë janë shqiptarë dhe grekët ortodoksë janë grekë. Gjithmonë qëllimi ka qenë marrëdhënia më të mira të mundshme.

Kemi bërë diskutime, negociata që janë cështje të së shkuarës. Me qeverinë e re duam të kemi vazhdim të dialogut për cështjet, miqësi, mirëkuptim, respekt. Është me rëndësi të itensifikojnë edhe për të vendosur pikat mbi 'i' për disa aspekte lidhur me të drejtat e minoritit grek në Shqipëri. Minoriteti është i shikuar si pjesë integrale e padyshim e bashkëjetesës sonë dhe pasuri. Përsa i përket negociatave. Vendimmarrja e Tetorit nuk ka lidhje me Shqipërinë, por dinamikat e brendshme në BE, është politik, nuk ka lidhje me vlerësim teknik objektiv.  Gjithcka mund të ndodhë në Tetor nuk përjashtoj asnjë version" tha ai.

Ora 12:18
Rama zbulon bisedën me Presidentin francez: Kam një marrëdhënie të afërt...

1564481915_1564481880ramaaa.jpg
Kryeministri Rama zbuloi se cfarë kishte biseduar me Presidentin francez pak ditë më parë në telefon. "Përsa i përket bisedës asnjëherë nuk i ndaj nëse nuk janë formale dhe të dakordësuara për t'u ndarë me publikuan. Me Macron kam një marrëdhënie më të afërt sesa me shumë të tjerë. Kërkoi të flasë me mua rreth një orë apo dicka më shumë dhe zgjati shumë dhe u detyrova të shkoj me vonesë në asamble. Folëm për Europën dhe rajonin, temat që diskutojmë gjithmonë".

Ora 12:10
A ka frikë nga SPAK-u? Rama i përgjigjet Metës: Nuk është cështje Mic Sokolash...sulmet e tij, klinikisht shqetësuese

I pyetur nëse ka frikë nga SPAK-u, në përgjigjen e tij kishte edhe një përgjigje për Metën që e akuzon për kapje të drejtësisë.  "As në ëndrrën më të keqe nuk e kam parë opozitën e këtij vendi të katandiset sikur është bërë dhe ju jeni në të drejtën tuaj të mendoni se kjo që them unë është sikur.

Është shumë e vështirë të qeverisësh me një opozitë që këmbëngul cdo ditë të vrasë veten sesa me një opozitë që këmbëngul të të vrasë ty politikisht me ide, figura dhe ritëm. Sepse një opozitë inekzisteve është një boshllëk që të pengon të gjeshtë të gjitha forcat që të bësh punën maksimalisht mirë. Parafytyroni që të shkoni të punoni në një portal në Rrushbull?! Nëse unë kam kapur SHBA-të, BE-në, atëherë nuk keni se cfarë bëni e keni humbur këtë betejë.

Të thuash që mund të kapen SHBA-BE se ka një forcë të errët dhe se e gjithë kjo mund të ndodhë në Shqipëri, janë qesharake në rastin më të mirë, dhe klinikisht shqetësuese në rastin më të keq. Kjo nuk është cështje frike dhe trrimërie, as cëshje Mic Sokolash, cështje veprash. Fjalët janë njëra anë, veprat janë ana tjetër. Unë kam qenë i vendosur për reformën në drejtësi. Ju keni parë shembull, aty ku hyn drejtësia ne hapin rrugën. Nuk është cështja të them, kam skam frikë, jam trim, të dal me rroba banje ti vërsulem ambasadash amerikane" tha ai.  

Ora 12:10
Rama ironizon Metën për 'tërmetin apokaliptik': Po presim 'Venecian' për shkarkimin

1564481695_1564481057ediraaama.jpg
Kryeministri Edi Rama ironizoi sot Presidentin Ilir Meta me alarmin për tërmetin apokaliptik. I pyetur se përse shumica nuk pret vendimin e Kushtetueses për ligjin për Teatrin ai tha se "Për të njëjtën arsye që nuk presim dot tërmetin".

Përsa i përket cështjes së komisionit hetimor të shkarkimit që është ngritur, Rama tha se presin opinionin e Komisionit të Venecias. "Ne e kemi çuar cështjen për trajtim nga Komisioni i Venecias për të pasur një proces të mirkuptuar dhe të qartë për të gjithë komunitetin e miqve dhe partnerëve.

Do të presim edhe raportin edhe pastaj do të gjykojmë mbi bazën e raportit, nuk mund të them nëse kështu apo ashtu. Nuk ishim të detyruar ta conim te komisioni i Venecias, tani do të presim" tha ai.

Ora 11:54
Rama: S'ka negociata me Bashën, i pres në dialog, por s'kam kohë për të humbur me ata

Kryeministri Rama mohoi që të ketë një iniciativë të ndërkombëtarëve për një komunikim me Bashën për zgjidhjen e krizës politike. Ai ripërsëriti ftesën për dialog, por shtoi se nuk ka kohë për t'i pritur. "Jo asnjë komunikim me Bashën përmes ndërkombëtarëve. Situata nuk mund të vijojë të marrë energjitë e mia dhe tonat për këtë cështje.  

Ne e kemi dhënë qëndrimin, jemi gati të dialogojmë në cdo moment me opozitën jashtë parlamentare, por jo të negociojmë asgjë që lidhet me vullnetin e popullit të shprehur me votë. Nuk jam gati të harxhoj kohën me këtë muhabet cdo ditë. Ka gjëra më të rëndësishme për mua sot sesa të pres Bashën apo Kryemadhin që të kandisen për të folur.

Nuk kam asnjë paragjykim asnjë kusht, duan të ulen dhe të diskutojnë të ardhmen, 2021 është shumë afër sesa çi duket atyre dhe nëse ata vijojnë kështu, edhe disa muaj, 2021 e kanë paketuar sërish me duart e tyre" tha ai.

Ora 11:53
'Teatri', Rama: Godina e degraduar! Duhet të ishte shembur para 20 viteve, zhurmë e mediokritet

Kryeministri Edi Rama tha se debati për Teatrin Kombëtar duhet të ishte mbyllur 20 vite më parë, ndërsa kishte një përgjigje për të gjithë ata që e akuzojnë për trashëgiminë kulturore, protestuesit dhe opozitën.

"Zhvillimet te teatri janë shumë të vjetra dhe vjen sinqerisht edhe mirë edhe keq që vijon një debat për një temë që duhet të ishte ezauruar 20 vite më parë. Ka shumë njerëz që ngatërrojnë muret me historinë, historinë, nostalgjinë, por duhet të them se së pari nëse ka një forcë qeverisëse në krahasim me gjithkënd tjetër nuk mund të akuzohet për mungesë vëmendje apo ndjeshmërie ndaj trashëgimisë kulturore jam unë dhe forca qeverisëse.

Kur unë kam filluar përpjekjet për të shpëtuar trashëgiminë kulturore, kompleksi i ministrive ishte ku bindin suvatë, mbinin fiqtë mbi taraca. Godina e Teatrit nuk është një cështje verbërie apo indiference, por realiteti, një godinë e ndërtuar nga ushtria italiane me material të përkohshëm, jo për të qenë teatër kombëtar. Nuk ka qenë aty teatri me planin italian apo pas luftës.

Ka mbetur gjë e përkohshme gjithë jetën si rezultat i pamundësive, sot është e degraduar, është e pariparueshme. Nëse do të kishte vlerë nga pikëpamja arkitektonike dhe nëse do të i kishte hapësirat për teatër atëherë nuk do të ishte e mundur të restaurohej, por të shembej dhe rindërtohej. Asnjë centimetër nuk do të  përdoret për zhvillim privat. Asnjë.

Zhvillimi privat pas rrethimit të teatrit. Me projektin e ri kërkojmë shumë më tepër fond me privatin për ta këmbyer me një truall pas teatrit ku ka ferra, vlera që i marrim këtij trualli është një teatër i ri. Muzeu do të jetë brenda godinës së re të teatrit. Cështja është politike, mediokritet dhe kapur pas asgjësë për të bërë zhurmë. I respektoj ata që janë kundër, por nuk mund të jemi të gjithë dakord me ato që bëjmë, shumica është e qartë në këtë drejtim" tha ai. 

Ora 11:38
Shqipëria blindohet me helikopterët 'Black Hawk' nga SHBA-të


Qeveria shqiptare ka finalizuar marrëveshjen me SHBA-të për helikopterët Black Hawk. Lajmin e dha sot kryeministri Rama që u shpreh se 'Është finalizuar marrëveshja dypalëshe për marrjen e helikopterëve Black Hawk ka një sërë elementësh me rëndësi. I falenderoj FA-të për angazhimin" tha ai.

Ora 11:32
Rama: Gati njësia super speciale për të 'fortët' e rrugëve, të gjejnë vrimë ku të futen

Kreu i qeverisë njoftoi sot se është gati njësia speciale që do të godasë ata që ai i cilësoi si të 'fortët' e rrugëve dhe lagjeve. Ndërkohë që shtoi se nuk do të ketë më efektivë mbi 55-vjeç në trupën e policisë.

"Shifrat e kriminalitetit tregojnë se nuk jemi afektuar nga 6 muajt e revolucionit imagjinar anti shtet dhe faktikisht vërejmë me kënaqësi që përtej ekranit të okupuar me gjithë katrahura politike e Tiranës janë finalizuar nga Forca e Ligjit 10 operacione më shumë se një vit më parë, plot 20 operacioni, janë goditur 12 grupe kriminale dhe është sekuestruar pasuri 47.2 mln euro. Përsa i përket kriminalitetit të rrugës janë të qëndrushme në progres, mund të kishte qenë më mirë nëse policia nuk do ishte marrë me lëvizjen antishtet. Vettingu në polici ka nisur, ka filluar verifikimi për 45 dosjet e para. Reformë për uljen e moshës mesatare në polici nga 55-65 vjeç.

Nuk mund të ketë në trupën e policisë punonjës mbi 55-vjeç, rrugëdalja do të jetë kuptimplotë financiarisht. Kemi gati një njësi super speciale, që do të merret me të gjithë të fortët e rrugëve, ose të lagjeve ose të qyteteve. Ajo që e kam anoncuar disa kohë më parë dhe që do të jetë pjesë e presionit të policisë kundër këtyre tipave, që nëse do të vendosin të qëndrojnë në Shqipëri duhet të përgatiten për t'u fshehur në vrima që duhet të jenë shumë shumë të ngushta, përndryshe nuk do të kenë mundësi të marrin frymë" tha ai.

Ora 11:15
Rrugët, Rama 'thumbon' sërish Voltana Ademin: Prioritet Shkodra dhe Pogradeci, 3 parqe

Kryeministri Rama gjatë fjalës së tij për infrastrukturën e vendosi theksin te dy rrugët e reja që do të ndërtohen me PPP-të, Milot-Balldren dhe Orikum-Dukat, rajoni i Shkodrës ku thumboi Voltana Ademin sërish, por nuk harroi as Poradecin, që gjithashtu drejtohej më parë nga të djathtët.

"Së shpejti nisin punimet për Milot-Balldren dhe Orikum-Dukat. Milot-Balldren është pjesë e korridorit blu, europian dhe pjesë e projekteve rajonale të procesit të Berlinit, ndërsa Orikum-Dukat është një tjetër aks me rëndësi strategjike, të cilit duam ti bashkojmë tunelin e Llogarasë, për të cilin ka nisur studimi dhe së shpejti nis projekti. Prioritet nisja e punës për Shëngjin-Velipojë, për rrugën e Thethit, projekte të financuara që janë në fazat e fundit të procedurave.

Nga ana tjetër rruga e Semanit. Shkodra do të marrë një rëndësi të vecantë, do të jetë zonë me prioritet strategjik, i gjithë rajoni i Shkodrës. Jemi përgatitur dhe kemi një sërë projektesh, nga finalizimi i atyre të nisura apo të mbetura në start për shkak të murit shurdh të bashkisë, deri te disa projekte më të gjëra, që synojnë të krijojnë një atraksion të ri turistik nga liqeni deri në alpe. Do të fokusohemi te parku i Lurës, Korabit dhe Shebenikut" tha ai. 

Ora 11:14
Kriza dhe protestat/ Rama: Në Shqipëri 11% më shumë turistë se vitin e kaluar

Pavarësisht krizës politike dhe protestave të opozitës, kryeministri Rama u shpreh se në 6 mujorin e parë të këtij viti kemi rritje me 11% të turistëve që kanë hyrë në Shqipëri krahasuar me një vit më parë.

"Në 6 muajt e parë të vitit kemi rritje me 11% të vizitorëve të huaj, krahasuar me 6 mujorin e parë të vitit të shkuar dhe sot që flasim janë 220 hotele më shumë të çelura në dispozicion të mikpritjes se një vit më parë" tha ai.

Ora 11:10
Rama: Ekonomia u rrit me 2.21%, borxhi dhe papunësia u ulën, anti-informaliteti do vijojë


Kryeministri Edi Rama deklaroi se ekonomia është rritur me 2.21% krahasuar me një vit më parë, ndërsa garantoi se aksioni anti-informalitet do të vijojë deri në fund të mandatit. "Një komunikim për të përmbledhur 6 mujorin e parë të vitit dhe për të nënvizuar disa prioritete shtator 2019-korrik 2020. Duke qenë se ju do të pyesni për politikën, politikën do ua lë ju të pyesni dhe do të fokusohem te qeverisja duke filluar nga ekonomia, që edhe në një situatë jo normale, aspak nxitëse, por frenuese u rrit krahasuar me një vit më parë me 2.21%.

Ndërkohë efekti i thatësirës së madhe është ndjeshëm duke pasur parasysh se vjet patëm një vit me shumë reshje dhe mundësi të shtuar për rritjen ekonomike. Të ardhurat kanë pasur një pasojë problematike për shkak të frymës së anti shtetit që ka ndikuar edhe në rritjen e informalitetit, që do të mbetet në fokus. Papunësia është ulur. Borxhi rezulton me njw ulje nw raport me qershorin e vitit të kaluar, -2.16%"
tha ai.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Drejt!: 31/07/2019 14:14

    Po pse nuk vendoset te ndertohet nje teater e ri e modern duke ruajtur identitetin e te parit. Te jene te dy te ngjashem si dy pika uji, por me ndryshimin, se i riu patjeter qe do te jete me i forte, me funksional, me modern e me i bukur e i rehatshem. Teknologjia dhe materialet e ndertimit te viteve te fundit japin mundesi te medha e te pafund. Me hapesira te brendeshme funksionale e komode, me struktura te forta e moderne e me shume prakcititet, por me te njejten linje kompozicioni e arkitekture do te kenaqte dhe kerkesat historike e nostalgjike (artistet dhe populli kane shume te drtejte per kete), edhe ata qe duan te rene, por edhe per aresyet e amortizimit te te vjetrit dhe problemeve qe sjell kjo dhe kerkesave ne rritje te kohrave moderne. Te gjendet nje rruge e mesme ('E mesmja e Arte) dhe te kenaqen te dyja palet dhe me kryesorja eshte: Te Behet Me e Mira, qe eshte patjeter dhe llogjikisht VETEM KJO RRUGE E MENYRE.

    Përgjigju
  • Ditmir bushati: 30/07/2019 19:12

    Beje me referendum punen e TEATRIT,EDI RAMA ,,,NUK VENDOS TI PER NE. .

    Përgjigju
  • vera: 30/07/2019 17:23

    KE BERE SHUME GABIME EDI RAMA,,,POR NE KRAHASIM ME SALI BERISHEN,,,JE SI NATA ME DITEN,,,POR TEK TEATRI E KE GABIM,,,TEATRI ESHTE NJESOJ ME KRYEMINISTRINE DHE MINISTRITE,,,JANE NJE STRUKTURE UNIKE DHE PAMJE E MREKULLUESHME,,,QE NE QYTETARET E TIRANES NUK MUND TA LEME KURRSESI TA PRISHESH,,,KE KOHE TE KTHEHESH,,ASHTU SIC U KTHEVE ME ARMET KIMIKE,,,,MBESHTETJA QE I BERE DAKOS,,,GJIKES NE VLORE DHE TE KORRUPTUARVE TE TJERE ESHTE NJE VEPER KRIMINALE NGA ANA JOTE,,AMERIKANET NUK TE FALIN KETU,,,THIRRI MENDJES,,,VERI GISHTIN KOKES,,,,MBUSHJA E TIRANES ME PALLATE 1 M LARG NJERI-TJETRIT DHE SHKATARRIMI I LULISHTEVE DHE FUSHAVE SPORTIVE NE TIRANE ESHTE NJE GABIM I YTI,,,,PO ASHTU GABIM I JOTI EDI ESHTE PRISHJA E KINEMAVE NE TIRANE,,,GABIM TJETER ESHTE NGUSHTIMI I TROTUARVE NEPER TIRANE,,,PO ASHTU GABIM ESHTE DHE MIREMBAJTJA DHE PASTRIMI I QYTETIT,,DHE VENDOSJA E PUSETAVE NE RRUGE MBI NIVELIN E RRUGES,,,...PO ASHTU GABIM ESHTE QE NUK NDERTON NJE FUSHE FUTBOLLI ME BAR ORIGJINAL,,,,KALCETOT I KA NDERTUAR PRIVATI DHE ATO JANE ME BAR ARTIFICIAL,,PO ASHTU FUSHA BASKETBOLLI E VOLEJBOLLI,,..////PER KETO GABIME NE EUROPE SHKON NE BURG DHE NUK E SHEH ME DEREN E POLITIKES,,..////

    Përgjigju
  • prec zogaj: 30/07/2019 16:00

    DO TE BESH KULLA mbrapa teatrit,,,,mos u bej pusht edi rama,,,se do te mallkoje populli femijet e s'do besh kurre prokopi,,..///

    Përgjigju
    • Xha Teme: 30/07/2019 17:54

      O PERC jo Prec. Nuk do kete kulla o derdimen kokepagdhendur. Te pelqen te degjosh himnin e flamurit te Shqupi? Eshte e drejta jote. Por mos pyet ate qe eshet bere e qarte si drita e diellit. NUK DO KETE KULLA

  • tori: 30/07/2019 13:30

    Coje para Shqiperin o kryeminister.Shqiperia ka nevoj per ty e jo per batakqinj.Shqiperia do behet duan apo nuk duan haxhiqamilistat e teatrit.Nje fjale popullore shkodrane thot:fjalet e hallkut e birat e murit muk mbyllen kurr.Fitoje betejen me Shkodren,ngrije pak nga gjumi letargjk 30vjecar,rikonstrukto e rregullo ate se shkodra ka nevoj shume.Gjithecka aty eshte bllof.Shkodra e shkodranet e vjeter me gjithe te mbetun me pakice do ju perkrah se ne fund te fundit edhe ti ke gjene te shkodranit njelloj si gjyshja jote,njilloj si mesuesi e miku yt piktori D.Jukniu.Besoj tek ti e ideali yt per ndertim te nje shteti modern

    Përgjigju
  • Tipi: 30/07/2019 12:11

    Per 1 ndertim teatri po fal gjithe ate toke publike. Mire qe shpetoi pallati i kultures pa ia dhene dikujt sheshin ta bente (me ato pllaka skarcitete magazinash)

    Përgjigju
    • Altin: 30/07/2019 13:32

      Eshte toke private atje ku nderton privati dhe toke publike atje ku do behet teatri (po nga privati). Lexoje mire situaten. Mos u niko nga shtriganet.

  • INJORANT ANTIKAPAK KASAP rexhep leka [ kepi ]: 30/07/2019 09:25

    Ore akoma merini me ilir metën një hajdut ordiner një njeri pa dinjitet e pa moral. Ky njeri bashk me kryekriminelin malok salheun i kan bër shum keq Shqipris . E kto lloi tipash duhen larguar sa më par nga skema politike e Shqipris kta jan njërēz pa vler e pa moral e pa dinjitet me një fjal LANGARAQ.

    Përgjigju
  • Karadakliu: 30/07/2019 08:22

    Meta ka krize shpirterore,I dhimbeset largimi nga kjo bote,kjo bote eshte e bukur,madje edhe kur je I pasur shume si Meta, Edhe me shume kur at e pasuri e ke bere me hajduteri dhe tash nga kryeshteti mund ta mbrosh.Largimi vetem me nje "Deux ex machina", eshte me I lehte.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Ardit Rada: Nesti, Aleksi dhe të tjerët…

Ardit Rada: Nesti, Aleksi dhe të tjerët…