Bakllava me Hallvasi 

Peta për bakllava 
200 gr gjalp 
4 lugë sheqer 
250 gr arra 
250 gr hallvasi 
shërbeti: 
5 gota sheqer 
2 gota ujë 
lëngu i 1 limoni 
Përgatitja:
Shtojmë petën dhe spërkasim me gjalp, shtojmë arrat dhe sipër arrave, hallvasi ose në të kundërt shtojmë sërish petë duke e spërkatur me gjalp. 
Sheqerin e kemi të bashkuar me arrat e shtypura, që vendosim sipër ose poshtë hallvasi. Shtresën e arrave mund të vendosim me 1 ose 2, në varësi të petave që kemi. 
Pjekja për 4 ose 4 1/2  derisa bakllavaja të kullojë ( temperaturë 150 gradë Celsius dhe më pas e ulim në 100 gradë cesius.
Shërbeti hidhet I ftohtë kur bakllavaja është e ngrohtë.