Bukë e shpejtë shtëpie
Përbërësit:
600-700 gr miell
2 lugë sheqer
1 lgj maja e thatë
420 ml ujë të ngrohtë
2 lç kripë,
4 lgj vaj vegjetal
Përgatitja:
Vendosni të gjithë përbërësit e bukës në një enë dhe përgatisni një brumë derisa mos të ngjitet në duar. E ndani brumin në dy pjesë dhe e punoni mirë sërish. Hapeni petën me okllai dhe mblidheni si bastun dhe më pas si një top duke e punuar sërish. Lëreni brumin të vijë.
Më pas vendoseni brumin e bukës në një tavë ku keni vënë një letër pjekje. Me majën e thikës bëjini sipërfaqes së bukës disa prerje të lehta , e lyeni me pak vezë dhe e vendosni të piqet në furrë në temperaturën 200 gradë për 25 minuta.