Gatime nga zonja Albana, Byrek me patellxhane dhe djathe

Byrek me patellxhane dhe djathe

Përbërësit:

1 pako petë të gatshme

4-5 patëllxhanë

1 spec jeshil

1 spec i kuq

2 qepë mesatare

1 kokërr domate

1 tufë majdanoz

4-5 lugë vaj ulliri

1 limon (lëngu)

2 kokrra vezë

200 gr djathë

Kripë, piper i zi

Përgatitja:

Fillimisht pastrojmë patëllxhanët nga lëkura dhe i kalojmë në rende. Më pas i vendosim patëllxhanët e grirë në një tas spërkatur me pak kripë dhe lëng limoni dhe i lëmë që të lëshojnë lëngun e tyre përreth 30 minuta.

Ndërkohë në një tigan me bazë të gjerë kaurdisim qepët e grira me vaj ulliri, sapo qepa të bëhet transparente shtojmë specat e grira dhe i kaurdisim bashkë për 2 minuta. Më pas shtojmë gjysmë gote me ujë të ngrohtë dhe i lëme të zjejnë për 3-4 minuta sa të zbuten. Shtojmë më pas domaten e grirë në rende dhe pak vaj ulliri dhe e lemë salcën dhe për 5 minuta të tjera në zjarr. Vendosim patëllxhanët në një kullesë për të larguar lëngun që kanë lëshuar dhe më pas i shtojmë tek salca e përgatitur. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe e lemë mbushjen e byrekut të gatuhet për 7-8 minuta në zjarr mesatar duke e trazuar herë pas here. Në fund fare shtojmë majdanozin e grirë hollë, e largojmë tiganin  nga zjarri dhe e lemë të ftohet plotësisht.

Pasi masa e përgatitur për mbushjen e byrekut të jetë ftohur, shtojmë vezët e rrahura mirë bashkë me djathin e thërrmuar.

Lyejmë një tepsi mirë me vaj ulliri dhe shtrojmë tre petat e para duke u hedhur secilës nga pak vaj ulliri. Më pas shtrojmë pjesën e parë të mbushjes. Vijojmë me shtrimin e dy petave të tjera, mbushje, petë, mbushje, petë. E vendosim byrekun të piqet në furrë në temperaturën 180 gradë për 25-30 minuta.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

I mori 8 mln lekë pacientes me COVID, Gjykata dënon me 4 vite burg për mashtrim sanitaren (EMRI)

I mori 8 mln lekë pacientes me COVID, Gjykata dënon me 4 vite burg për mashtrim sanitaren (EMRI)