Gatime nga zonja Albana, Byrek me tran të ëmbël

Byrek me tran të ëmbël, 2 përbërës dhe plot shije

Përbërësit:

1 pako petë të gatshme

250 gr tran

1 qepë mesatare

Vaj ulliri

Gjalpë

Kripë, piper

1 të verdhë veze

Përgatitja:

Fillimisht ziejmë trahananë për 7 minuta dhe më pas e kullojmë. Kaurdisim me vaj ulliri një qepë të grirë imët dhe sapo të fillojë të bëhet transparente shtojmë trahananë. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper.

Lyejmë një tepsi me pak gjalpë dhe vendosim në çdo dy petë mbushjen me trahana. Në fund e spërkasim byrekun me gjalpë të shkrirë dhe e vendosim në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 30 minuta.

Pasi byreku të jetë pjekur e nxjerrim nga furra dhe lyejmë sipërfaqen me një të verdhë veze. E rivendosim byrekun në furrë dhe për 3 minuta të tjera dhe më pas e kemi gati për t’a servirur.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet ta legalizojë Shqipëria kanabisin për qëllime mjekësore?



×

Lajmi i fundit

John

Me ‘kokë poshtë’? Shtëpia që po ‘çmend’ vizitorët në Kolumbi, ndërtuesi austriak: Gjithçka që i duhet njerëzve pas bllokimit të pandemisë