Përbërësit:
5 cungje pule
1 lç spec i kuq
1 lç piper i zi
1 lç turmerik
1 lgj pastë domate
2 thelpinj hudhër
1 lgj kos
2 lugë kripë
5-6 lugë vaj
1/2 lç fara speci degës
Përgatitja:
Cungjet e pulës i lajmë, i thajmë dhe i bëjmë prerje me thikë.
Bashkojmë të gjithë përbërësit e salcës: specin e kuq, piperin e zi, farat djegëse, turmerikun, hudhrën, salcën e domates, kosin, kripën dhe vajin.
Në një tigan ose tenxhere të sheshtë vendosim letër pjekje, sipër vendosim cungjet e pulës. Mbi cungjet shtrojmë salcën. Me anësoret e letrës së pjekjes mbulojmë cungjet. Presim dhe një letër tjetër pjekje që ta mbulojmë si kapak. Vendosim kapakun dhe në këtë mënyrë bëhet zierje-pjekje njëkohësisht.
Ato nuk quhen cungje pule,por kofshe pule.
Përgjigju