ËMBËLSIRA MË E MIRË ME MANDARINA
Përbërësit:
9 mandarina
2 vezë
100 gr sheqer
1 majë luge kripë
150 ml vaj luledielli
160 ml ujë
220 gr miell 00
15 gr fryrës
Lëkurë mandarine
Sheqer pluhur për servirje
Përgatitja:
Fillimisht ndajmë 8 mandarina përgjysmë.
Shtrojmë një letër pjekje në tavë dhe e ngjisim mirë. E spërkasim letrën me miell sikurse dhe anët që të mos ngjitet mbushja. Vendosim mandarinat rradhë-rradhë.
Në mikser vendosim një mandarinë të prerë në feta dhe 2 kokrra vezë. E kalojmë më pas masën në kullesë ku shtojmë sheqerin dhe e rrahim me telin e vezëve. Gradualisht shtojmë vajin duke vazhduar trazimin pa ndërprerje. Më pas shtojmë ujin dhe gradualisht miellin. E punojmë mirë brumin e ëmbëlsirës që të mos ketë kokrriza dhe të jetë homogjen. Në rende grijmë lëkurën e një mandarine e shtojmë tek masa e përgatitur, e trazojmë dhe më pas të gjithë këtë masë e hedhim në tavë mbi mandarinat. E nivelojmë mirë dhe e vendosim në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 40 minuta.
Shënim: Për gramaturat e dhëna, tava duhet të jetë në përmasat 20x20.
Pyetje:Kur jep masat,cfare nenkupton me fryrese:maja birre,baking powder,sode buke???
Përgjigju