Gatime nga zonja Albana, Ëmbëlsirë e shpejtë me biskota dhe krem

Ëmbëlsirë e shpejtë me biskota dhe krem

Përbërësit:

100 gr biskota

 250 gr krem djathi

250 gr kos

 300 gr luleshtrydhe

 2 lgj sheqer

Përgatitja:

Në disa gota vendosim biskota të cilët më parë I kemi copëtuar. Ndërkohë bëjmë gati puren e luleshtrydhes, të cilën e përgatisim duke shtypur luleshtrydhet me anën e një mikseri deri sa të bëhet një masë si pure, I hedhim edhe dy lugë sheqer masës, që të marrë shije të ëmbël. Më pas bëjmë gati kremin, ku në një tas hedhim 250 gr krem  djath dhe 250 gr kos të cilët i miksojmë së bashku, hedhim më pas dhe disa lugë pure luleshtrydheje dhe I përziejmë sëbashku. Ndërkohë në gotat ku kemi hedhur biskotat, vendosim copa luleshtrydheje anash, dhe masën e përftuar nga kremi I djathit dhe kosi, ndërsa sipër hedhim pak nga pureja e luleshtrydhes duke krijuar kështu disa shtresa. Kështu veprojmë për secilën gotë, dhe e lëmë masën të pushojë në frigorifer sipas dëshirës, më pas është gati për servirje.

 

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Sudja e plakur ulërin nga maja e pallatit e sudja e re vjen vërdallë' Rama sulmon Berishën e Topallin: Për këta Shqipëria s'do kishte kurrë reformën në drejtësi

'Sudja e plakur ulërin nga maja e pallatit e sudja e re vjen vërdallë' Rama sulmon Berishën e Topallin: Për këta Shqipëria s'do kishte kurrë reformën në drejtësi