Ëmbëlsirë me gjalp dhe biskota
Përbërësit:
Për bazën:
400 gr biskota
150 gr gjalpë
Për kremin:
600 gr krem djathi
250 gr qumësht të kondensuar
4 lgj kos të trashë
Vanilje lëng
Fruta pylli
Përgatitja
Biskotat i grijmë në blender së bashku me gjalpin e temperaturës së ambjentit. I vendosim biskotat me gjalpë në një tavë si një shtresë duke e niveluar mirë. E vendosim tavën në frogorifer.
Rrahim qumështin e kondensuar me kremin e djathit, kosin dhe vaniljen dhe kremin e përgatitur e vendosim mbi shtresën me biskota. E nivelojmë mirë me një spatull dhe e vendosim përsëri në frigorifer.
Në fund, para servirjes, e dekorojmë me fruta pylli.