Fileto gici me mjaltë dhe fistic
Përbërësit:
600 gr fileto gici
2 lgj mjaltë
1 lç soja
Lëngu i 1 limoni
Fara speci djegës
Fistik i grirë
Kripë, piper
Përgatitja:
Presim fileton në racione dhe e vendosim të ziejë për pak minuta në ujë me kripë. Përziejmë mjaltin me sojën, lëngun e limonit, farat e specit djegës dhe piperin. Me këtë masë lyejmë filetot, i spërkasim me fistik dhe i vendosim në furrë të parangrohur në temperaturë të lartë për 10 minuta.