Gatime nga zonja Albana, Gliko me kungull të ëmbël

Reçel / gliko me kungull të ëmbël

Përgatitja:

1 kg kungull i ëmbël

1.25 kg sheqer

 1 limon

2 litra ujë me 250 gr gëlqere

1 litra ujë

 4-5 gr limontoz

Përbërësit:

Fillimisht  pastroni kungullin. Hiqini lëkurën dhe priteni në copa të vogla të barabarta rreth 5-6 cm. Më pas në një enë të thellë apo kovë përzieni gëlqeren me 2 litra ujë derisa të shkrijë.

Vendosini copat e kungullit që pretë më parë tek uji me gëlqeren dhe lërini aty të zhytura për 3 orë, duke i përzier. Ndërkohë në një tenxhere hidhni 1 litër ujë dhe sheqerin e nevojitur dhe lëreni të ziejë për rreth 10 minuta, pak para se kungujt të mbushin 3 orëshin. Më pas nxirrini kungujt nga gëlqerja dhe futini të ziejnë në temperaturë të ulët për 2 orë e gjysmë.

Bëni kujdes të mos i përzieni kungujt gjatë kohës që ziejnë, nëse doni t’i mbuloni me ujë mund të përdorni një lugë dhe t’i hidhni pak nga lëngu i tyre sipër. Kur kungujt të jenë në 30 minutëshin e fundit të zierjes shtoni fetat e limonit të prera hollë, bashkë me limontozin. Pasi zierja të mbarojë lëreni të ftohet në tenxhere dhe më pas futeni në kavanoza hermetikë e të pastër.

Lërini për pak kohë derisa të ftohen plotësisht dhe më pas mund ta ruani në një ambient të errët.

 

 

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie

Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie