Jahni me qofte dhe patate
Përbërësit:
500 gr mish i grirë
1 kokërr vezë
1 thelpi hudhër
1 lgj kripë
½ lugë kafeje piper i kuq
½ lugë kafeje piper i zi
5-6 patate
1 spec
2 karrota
1 qepë
2 domate
2 gjethe dafine
1 spec djegës
1 lgj salcë domate
1 lgj miell
1 tufë majdanoz
Përgatitja:
Vendosim tek mishi i grirë një kokërr vezë, hudhrën të grirë imët, kripën, piperin e zi dhe piperin e kuq. E punojmë mirë brumin e qofteve dhe më pas realizojmë qofte në madhësi mesatare sa gropëza e dorës.
Kaurdisim në një tigan fillimisht qepën e grirë imët dhe më pas shtojmë karotën dhe specin. Vazhdojmë kaurdisjen derisa perimet të zbuten pak dhe më pas shtojmë domatet e grira në rende ose të prera në kubikë dhe një lugë salcë domate. Rregullojmë shijen me kripë, piper dhe pak sheqer dhe e lemë salcën të marrë valë. Presim patatet për së gjati dhe i vendosim tek salca me speca dhe karrota. Vendosim dhe qoftet e përgatitura, dy gjethe dafine dhe një spec të vogël djegës. Hedhim ujë në masë të përbërësve dhe e lemë të gatuhet në temperaturë nën mesatare. Në fund shtojmë majdanoz të grirë imët dhe nëse e duam lëngun të trashë mund të shtojmë pak miell.