Gatime nga zonja Albana, Jufka me pulë në furrë

Jufka me pulë në furrë  

Përbërësit:

1 qepë

400 gr jufka

2 lgj gjalpë ose 4 lgj vaj ulliri

1 pulë e vogël

1 lugë keçap

1 lugë mustardë

1 lugë vegetë

Kripë, piper 

 Përgatitja:

Fillimisht vendosim pulën të ziejë për rreth 20 minuta si dhe vendosim jufkat në furrë të piqen për pak minuta. 

Ndërkohë kaurdisim me pak gjalpë ose vaj ulliri një qepë të grirë imët. Sa qepa kaurdiset marinojmë pulën me një salcë të përgatitur me keçap, mustardë, vegetë dhe pak vaj ulliri. 

Tek qepa e kaurdisur shtojmë pak nga lëngu i pulës dhe e lemë qepën të tretet.

Shtojmë tek tava ku kemi vendosur jufkat qepën e tretur dhe lëng pule derisa jufkat të mbulohen. 

 Vendosim pulën e marinuar dhe e vendosim tavën në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë derisa jufkat të përthithin komplet lëngun. 

 

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Sulmohen me gurë 2 autobusë me tifozë të Skënderbeut, nga Tirana po ktheheshin në Korçë! Thyhen xhamat (FOTO)

Sulmohen me gurë 2 autobusë me tifozë të Skënderbeut, nga Tirana po ktheheshin në Korçë! Thyhen xhamat (FOTO)