Kofshë derri role në salcë mjalti
Përbërësit:
1-2 kg kofshë derri
50 ml vaj ulliri
4 lgj gjalpë
8 thelpinj hudhër
100 gr mustardë
kripë, piper
rozmarinë, trumzë
Për salcën:
250 gr sheqer kaf
250 gr mjaltë
1 lgj erëza miks
Përgatitja:
Fillimisht ngrohim furrën në 180 gradë. E spërkasim mirë mishin me kripë dhe e lyejm me vaj ulliri. Në një tigan vendosim rolen që të marrë ngjyrë nga të gjitha anët. Vendosim në tryezen e punës një letër alumini dhe sipër letrës së aluminit vendosim një letër pjekje. Vendosim një shtrat me bimë aromatike (trumzë, rozmarinë) dhe rolen e tiganisur.
Në të njëjtin tigan ku përgatitem rolen e mishit vendosim thelpinjtë e hudhrës së bashku me gjalpin. I kaurdisim për 1 minutë dhe të gjithë masën e hedhim mbi rolen. E mbështjellim me letrën e pjekjes si karamele dhe e vendosim në furrë në zgarë qe të mos ngjitet. E pjekim për 2 orë e 30 minuta.
Sa mishi të piqet ngadalë përgatisim salcën shoqëruese. Vendosim në një tenxhere të vogël sheqerin kafë, mjaltin dhe erëzat. I trazojmë derisa sheqeri të shkrijë. Pasi të kenë kaluar rreth 2 orë nga pjekja e mishit, e nxjerrim nga furra, hapim letrën e pjekjes dhe e lyejmë mishin mirë me mustardë pikante dhe në fund shtojmë salcën e karamelizuar duke e vendosur pjesë- pjesë (cdo 5 minuta). E vendosim rolen përsëri në furrë dhe për 30 minuta të tjera.