Lakër me mbushje

Përbërësit:

1 lakër

 4 gota ujë

4 lgj vaj ulliri

3 speca jeshil

2 speca të kuq

 1/2 tufë kopër

400 gr gjoks pule

2 e 1/2 gotë oriz

1 lç kerri

100 gr gjalpë

4 lgj kos

2 lgj salcë domate

kripë, piper

Përgatitje:

Marrim një lakër të bardhë, largojmë pjesën e koçanit dhe heqim me kujdes gjethet. Në një tenxhere me ujë të ngrohtë vendosim gjethet e lakrës të marrin një valë për 5 minuta mbuluar me kapak. Pasi gjethet të jenë zbutur i largojmë dhe i vendosim në një pjatancë.

Në një tigan me doreza hedhim pak vaj ulliri dhe lyejmë mirë sipërfaqen me furçë. Vendosim gjethet e lakrës si një shtresë të trashë në tenxhere. 

Pjesën tjetër të lakrës tek pjesa e koçanit e presim në copëza mesatare. Presim në kubikë të mëdhenj specat sikurse dhe gjoksin e pulës. Në një tigan tjetër vendosim copat e pulës të kaurdisen për 5 minuta me kapak mbuluar. Shtojmë më pas lakrën e prerë në copëza dhe specat dhe i kaurdisim për 10 minuta. Më pas shtojmë orizin, piper të zi dhe piper të kuq. Shtojmë 4 gota ujë dhe e lemë orizin të shkriftohet.  Të gjithë këtë masë e vendosim mbi gjethet e lakrës. E mbulojmë mbushjen me gjethe lakre. Vendosim një pjatë sipër, kapakun dhe e lemë të gatuhet për 10 minuta. Heqim kapakun dhe në një pjatë e kthejmë mbrapsht. Lakrën e mbushur e shoqërojmë me kos me hudhra dhe me një salcë të përgatitur me gjalpë, salcë domate dhe erëza sipas dëshirës.