Gatime nga zonja Albana, Lakror me pulë dhe oriz

LAKROR ME PULË DHE ORIZ 

Përbërësit:

 1 pulë

 2 gota oriz

 5 lgj vaj ulliri

 1 lgj gjalpë

 1 kg qepë

 1 lgj kripë

 1 lç piper i zi

Për brumin:

750 gr miell

 1 e 1/2 lç kripë

 100 ml vaj ulliri

 350 ml ujë të vakët

 2 lgj uthull

 niseshte për hapjen e petëve

Përgatitja:

Fillimisht zëmë brumin dhe e lemë pak të pushojë.

Në një tigan të madh të thellë kaurdisim pak pulën. Grijmë në blender ose rende qepët. Tek yndyra që kemi kaurdisur pulën skuqim qepën. Shtojmë kripë dhe piper të zi dhe nga pak ujë që qepa të tretet mirë. 

Vendosim pulën të ziejë mirë (me 2 gota ujë) derisa të shkëputet lehtë nga kockat. Pastrojmë pulën dhe e presim në fije të holla. Tek lëngu i pulës hedhim orizin dhe e lemë të ziejë si për rizoto. Në fund e bashkojmë me mishin e copëtuar të pulës. 

Lyejmë një tepsi rrumbullake me yndyrë dhe vendosim 3-4 petë. Shtojmë masën e përgatitur, e hapim mirë dhe vendosim petët e tjera. E spërkasim lakrorin me pak yndyrë dhe e vendosim të piqet në furrë të parangrohur në temperaturën 200 gradë për 40-45 minuta.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë