Lulelakër me djath recetë e shpejtë me 3 përbërës
Përbërësit:
500 gr lulelakër
100 gr djathë
150 gr pançetë
50 gr galetë
1 degë rozmarinë
5 vezë
50 ml vaj ulliri
Kripë, piper
Përgatitja:
Fillimisht grijmë hollë rozmarinën dhe e përziejmë me galetën.
Spërkasim me pak vaj ulliri mini format ku do të vendosim tartëzat.
Ndajmë të bardhat e vezëve nga të verdhat. Të verdhat e vezëve i kalojmë në mikser së bashku me djathin, kripën dhe piperin. Ndërsa të bardhat i rrahim në marengë. I bashkojmë të gjithë përbërësit në një tas ku shtojmë lulelakrën dhe pançetën. Bëjmë një trazim të lehtë dhe e hedhim masën në forma (ose në një tavë të vetme). Në fund i spërkasim tartëzat me galetën e aromatizuar me rozmarinë dhe i vendosim të piqen në banjomari.