Mish me kumbulla
Përbërësit:
700-800 gr mish
120 gr kumbulla të thata
80 ml konjak
2 thelpinj hudhër
2-3 lgj gjalpë
rozmarinë
kripë
piper
Përgatitja:
Fillimisht largojmë bërthamat e kumbullave të thata dhe më pas i vendosim kumbullat në një enë me pak konjak që të zbuten.
Ndërkohë kaurdisim hudhrën me rozmarinën, vendosim racionet e mishit (mundësisht fileto) dhe i skuqim nga të gjitha anët. Shtojmë më pas kumbullat e thata dhe e shuajmë mishin me konjakun. Rregullojmë në fund shijen me kripë dhe piper dhe e servirim shoqëruar me lloje të ndryshme salcash sipas dëshirës.