Gatime nga zonja Albana, Mish me mashurka

MISH ME MASHURKA

Përbërësit:

500 gr mish qingji ose viçi i njomë

1 kg mashurka

1 filxhan kafeje vaj

2-3 kokrra qepë

3-4 domate

1 karrotë

1 gjethe dafine

½ tufëz koper ose majdanoz

Kripë, piper

Pergatitja:

Presim mishin në copëza të vogla dhe e vendosim të kaurdiset së bashku me qepët të grira imët. Pasi qepët bëhen transparente dhe mishi ndryshon ngjyrë shtojmë domatet të grira në rende ose salcë domate. Vazhdojmë kaurdisjen për 3-4 minuta dhe më pas shtojmë ujë të ngrohtë derisa të mbulohen përbërësit. Rregullojmë shijen me kripë, piper dhe gjethe dafine dhe e lemë mishin të gatuhet ngadalë në temperaturë të ulët.

Gjatë kësaj kohe pastrojmë mashurkat dhe i shtojmë tek mishi 20-30 minuta para përfundimit të zierjes. Në fund shtojmë përsëri pak kripë si dhe majdanoz ose koper të grirë imët. Sa më avash të gatuhet mishi me mashurka aq më e mirë do të dalë shija në fund.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën