Gatime nga zonja Albana, Musaka me patate dhe kimë

Musaka me patate dhe kimë

Përbërësit:

5-6 patate mesatare

4 lgj vaj ulliri

2 qepë të thata

1 filxhan çaji mish i grirë

2 domate mesatare ose 1 lgj salcë

1 gjethe dafine

1 tufë majdanoz

Kripë, piper

 

Për salcën beshamel:

3 lgj miell

2 lgj gjalpë

2-3 gota qumësht

1-2 vezë

3 lgj djathë kaçkavall

Gjalpë për spërkatje

Përgatitja:

Patatet pasi i kemi qëruar i presim në feta dhe i vendosim në një tavë të spërkatur me pak vaj dhe i pjekim jo plotësisht në furrë.

Ndërkohë përgatisim kimën. Kaurdisim qepët e grira imët së bashku me mishin e grirë. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe pasi qepa të jetë zbutur dhe mishi të ketë përthithur lëngjet e veta shtojmë domatet e grira në rende ose 1 lugë salcë domateje. Vendosim për aromatizim një gjethe dafine dhe e lemë kimën të marrë valë për pak minuta.

Në një tavë të lyer me pak vaj dhe të pudrosur me pak galetë vendosim një shtresë me patate. Kujdesemi që shtresa e patateve të mbulojë mirë fundin e tavës që të mos dalë kima poshtë. Vendosim mbi patate një shtresë me kimë, një shtresë me patate, përsëri një shtresë kimë dhe një shtresë me patate. Mbi patate hedhim salcën beshamel duke e sheshuar mirë me një lugë të lagur me pak qumësht. E spërkasim në fund sipërfaqen me djathë kaçkavall të grirë dhe gjalpë në copëza. E vendosim musakanë të piqet në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!