PASTIÇE ME PULE
Përbërësit:
300 gr makarona
600 gr gjoks pule
3 vezë
100 gr djath kaçkavall
500 ml pana kuzhine
Vaj ulliri Kripë, piper, rigon
Përgatitja:
Vendosim fillimisht makaronat të ziejnë për 6-7 minuta në ujë të bollshëm me pak kripë dhe vaj. Ndërkohë presim fileton e pulës në copëza dhe e kaurdisim në tigan për 5-6 minuta.Rrahim 3 kokrra vezë me panën. Shtojmë kripë, piper dhe rigon dhe këtë masë e hedhim tek makaronat, pasi i kemi kulluar. E mbulojmë sipërfaqen e pastiçes me djathë të grirë në rende dhe e vendosim në furrë të piqet në temperaturën 180 gradë Celsius për 25 minuta