Përpeq tradicional me të kënaq zemrën
Përbërësit:
Petë të pjekura
1.5 litër qumësht
1 lgj kripë
2 vezë
1 gotë vaj
200 gr ajkë / mazë lope
Përgatitja:
Marrim vezët, shtojmë qumështin, ajkën e kosit dhe kripë. I përziejmë me tel kuzhine mirë.
Lyejmë një tepsi me vaj. Vendosim disa petë duke i copëtuar, më pas petët e tjera i thërrmojmë dhe sipër tyre hedhim harxhin me qumësht dhe vezë. E vendosim tepsinë në furrë të parangrohur në temperaturën 230 gradë Celsius për 40 minuta.