Pispili me lakra
Përbërësit:
1 kg lakra të egra
300 gr miell misri
250 gr qepë të njoma (ose presh)
300 ml qumësht
100 ml vaj ulliri
100 gr djath
Kopër
Nenexhik
Krip
Piper
Përgatitja:
Lakrat i presim hollë me qepën e njome ose preshin, sikurse dhe bimët aromatike Shtojme qumështin,vajin e ullirit, djathin, kripën, piperin dhe gjysmën e miellit.
Në tavë e kemi lyer me vaj ,shtojmë pjesën që përgatitëm dhe sipër shtojmë pjesën tjetër të miellit. E vendosim në furrë për 35 minuta në temperaturë 180 gradë.