Gatime nga zonja Albana, receta më e shpejtë e mbushjes së specave

Receta më e shpejtë e mbushjes së specave

Përbërësit:

Speca për mbushje

800 mish të grirë

100 gr oriz

2 qepë

1 lugë ajkë

1 vezë

1 domate

Gjalpë

Majdanoz / koper

Piper i zi, piper i kuq

Vegetë

Kripë

Përgatitja:

Fillimisht pastrojmë specat nga bishti dhe farat. Vendosim orizin të ziejë në ujë të vluar për 10 minuta, më pas e shpëlajmë me ujë të ftohtë dhe e kullojmë.

Në yndyrë të nxehtë kaurdisim qepën të grirë imët derisa të zverdhet, më pas hedhim kripë, piper të zi, piper të kuq, mishin e grirë, orizin gjysmë të zier, majdanozin e grirë imët dhe një vezë të rrahur me pak ajkë. E trazojmë mirë masën me të cilën mbushim specat. Specat i mbyllim me domate të prera në feta. Hedhim në tavën me speca te mbushur një gotë ujë (sipas dëshirës mund të shtojmë dhe një vegetë). E vendosim tavën në furrë të nxehtë në temperaturën 220 gradë derisa të shterohet lëngu dhe specat të kenë marrë ngjyrë të pjekjes.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Përgjegjësit e këtij akti kriminal të paguajnë për veprimet e tyre

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Përgjegjësit e këtij akti kriminal të paguajnë për veprimet e tyre