Gatime nga zonja Albana, Sallata dimërore

Sallata dimërore që do donit ta kishit çdo ditë në tryezat tuaja

Përbërësit:

300-400 gr lakër

½ qepë

1 domate

1 kastravec

1 spec

1 karrotë

1 mollë jeshile

2 thelpinj hudhër

40 gr majonezë

30 gr mustardë

50 gr kos

½ tufë majdanoz

½ tufë kopër

Vaj ulliri

Kripë, piper

Bagetë ose bukë e zakonshme

Përgatitja:

Presim perimet të gjitha hollë në formë shkopinjsh, përveç domates dhe mollës të cilën e presim në kubikë.

Kosin, majonezën dhe mustardën i përziejmë mirë së bashku duke shtuar dhe një thelpi hudhër të prerë imët. Tek sallata shtojmë kripë dhe piper dhe më pas shtojmë salcën marinuese me majonezë dhe mustardë.

Në një tavë ku kemi shtruar letër pjekje vendosim fetat e bukës, i spërkasim me pak vaj ulliri, kripë, piper dhe i vendosim në furrë të parangrohur për 7-10 minuta. Ndërkohë grijmë imët majdanozin dhe koperën dhe i përziejmë me 2 lugë vaj ulliri, 1 thelpi hudhër të grirë, kripë, piper.

Servirim sallatën duke e shoqëruar me fetat e thekura të bukës mbi të cilat vendosim nga pak salcë erëzash (salcën e përgatitur me kopër dhe majdanoz).

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja