Gatime nga zonja Albana, Speca të mbushura me djathë

SPECA TË MBUSHURA ME DJATHË

Përbërësit:

6 speca të gjatë (jeshile dhe të kuqe)

1 domate e grirë në rende

1 thelpi hudhër

½ lugë kafeje rigon

1/3 filxhan çaji vaj ulliri

½ tufëz nenexhik

Kripë, piper

Për mbushjen:

400 gr djathë i bardhë

100 gr djathë kaçkavall

1 domate e grirë në rende

Spec i kuq pluhur

Kripë, piper i zi

Përgatitja:

Fillimisht lajmë dhe thajmë specat, më pas largojmë farëzat dhe membranën.

Përziejmë domaten e grirë në rende me hudhrën e shtypur, rigonin, nenexhikun, kripën dhe gjysmën e sasisë së vajit të ullirit. E vendosim këtë masë në një tavë duke e shpërndarë me lugë druri.

Në një tas përziejmë të gjithë përbërësit e mbushjes: djathin e bardhë të thërrmuar, djathin kaçkavall të grirë në rende, domaten gjithashtu të grirë në rende, kripën, piperin e zi dhe piperin e kuq. Me masën e përgatitur mbushim specat me një lugë të vogël dhe i vendosim në tavë ku kemi shtruar salcën e domates. I spërkasim me pjesën tjetër të vajit të ullirit dhe i vendosim të piqen në furrë në temperaturën 180 gradë për 30 minuta.

 

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot