SUPE KREM SPINAQ
(për 1 person)
Përbërësit:
40 gr spinaq
10 gr qepë
5 gr hudhër
30 gr gjalpë
80 ml qumësht
10 gr miell
1 e verdhë veze
200 ml buljon perimesh
Kripë, piper
Përgatitja:
Me gjysmën e sasisë së gjalpit kaurdisim qepën, hudhrën dhe më pas shtojmë spinaqin e grirë. Pasi janë kaurdisur shtojmë buljonin e perimeve.
Ndërkohë që supa zjen përgatisim salcën beshamel duke kaurdisur fillimisht miellin me pak gjalpë, më pas shtojmë qumështin dhe e trazojmë derisa salca të lidhet.
E kalojmë supën në mikser, shtojmë salcën beshamel dhe në fund të verdhën e vezës.