Supë me panxhar, presh dhe patate
Përbërësit:
1-2 panxhar
1 qepë
1 karrotë
1 patate
1 presh
1 lgj vaj ulliri
1 e 1/2 lgj gjalpë
1 karafil
gjethe mente
fara susami
kripë, piper
Përgatitja:
Kaurdisim qepën dhe karrotën në një tenxhere me pak vaj ulliri dhe gjalpë. Pasi qepa të jetë bërë transparente shtojmë pataten, preshin dhe panxharin. Vazhdojmë kaurdisjen duke i spërkatur me pak kripë dhe piper. Më pas shtojmë ujë dhe i lëmë perimet të ziejnë.
Pasi perimet të jenë zbutur plotësisht i kalojmë në blender. Vendosim një karafil dhe rregullojmë shijen me gjethe mente, kripë dhe piper. E servirim supën kremoze të ngrohtë spërkatur me fara susami.