Gatime nga zonja Albana, Thjerrëza me llukanik

Thjerrëza me llukanik

Përbërësit:

1 filxhan çaji me thjerrëza

4 llukanik mesatar

3-4 lgj vaj ulliri

1 qepë

2 thelpinj hudhër

2 karrota

1 patate

2 lgj salcë domate

6-7 gota ujë

1/2 lç spec djegës pluhur

kripë, piper, majdanoz

Përgatitja:

Fillimisht presim llukanikun në feta mesatare dhe më pas e kaurdisim në një tenxhere me pak vaj ulliri. Pasi llukaniku të ketë lëshuar aromat e tij shtojmë qepën e grirë imët dhe karrotat të prera në rondele të vogla ose në kubikë. Vazhdojmë kaurdisjen derisa qepa të zbutet dhe më pas shtojmë thjerrëzat, patatet në kubikë të vegjël, specin djegës, salcën e domates, kripën, piperin dhe 6-7 gota me ujë. E lemë gatimin të ziejë në temperaturë mesatare për rreth 35-40 minuta me kapak të mbyllur.

Ndërkohë shtypim 2 thelpinj hudhër i lemë për pak minuta të çlirojnë aromat dhe në 5 minutëshin e fundit të gatimit i shtojmë tek thjerrëzat. Fikim sobën dhe i lemë thjerrëzat me llukanik të ajkosen për rreth 10 minuta dhe më pas e shërbejmë të ngrohtë spërkatur me pak vaj ulliri dhe majdanoz sipas dëshirës.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Kthehu për një kafe o burrë', Rama tregon përballjet me shqiptarët në Britani: Shoferi im në Londër ka ardhur me kamion

'Kthehu për një kafe o burrë', Rama tregon përballjet me shqiptarët në Britani: Shoferi im në Londër ka ardhur me kamion