TOSTI FRANCEZ (FRENCH TOAST)

Përbërësit:

4 feta bukë tosti

1 vezë

¼ filxhan çaji qumësht

1 lgj sheqer ose mjaltë

Pak kripë

Kanellë pluhur

Gjalpë

Për servirje:

Fruta pylli

Mjaltë

Sheqer pluhur

Përgatitja:

Vezën e rrahim me qumësht duke i shtuar kanellën pluhur, sheqerin dhe pak kripë. Marrim fetat e bukës dhe i lyejmë me masën e përgatitur.

Në një tigan kemi shkrirë pak gjalpë dhe vendosim fetat e bukës të skuqen. Sipër bukës vendosim fruta pylli, pak mjaltë dhe sheqer pluhur.