Përbërësit:
1 ½ lugë trahana
1 gotë qumësht
1 lgj vaj ulliri
pak gjalpë
kripë, piper
arrë moskat
bukë e ndenjur ose e thekur
Përgatitja:
Skuqim trahananë në tigan, shtojmë qumështin e vakët dhe e përziejmë me lugë druri. E përziejmë vazhdimisiht derisa të trashet lëngu. Bukën e presim në copëza të vogla, shtojmë trahananë sipër bukës dhe e spërkasim me vaj ulliri.
Mënyra e dytë: tresim trahananë me qumësht. E vendosim në një tenxhere duke i shtuar pak vaj ulliri dhe pak gjalpë. Sapo të vlojë e hedhim trahananë mbi bukën e thërrmuar.